Parlamenti Evropian – Komiteti LIBE voton në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) ka miratuar raportin e Tanja Fajon për të proceduar më tej në procesin e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës...

Parlamenti Evropian – Komiteti LIBE voton në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) ka miratuar raportin e Tanja Fajon për të proceduar më tej në procesin e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministrja e Integrimeve Evropiane të Kosovës, Dhuarata Hoxha, theksoi të enjten se “Komisioni LIBE sapo votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Ky është edhe një hap drejt lëvizjes së lirë, edhe një sukses i përbashkët drejt afrimit me familjen evropiane”.

Sipas saj, pas votimit në Komision, procesi vazhdon në seancën plenare të Parlamentit Evropian që pitet të mbahet në mesin e shtatorit të këtij viti, pastaj në Këshillin e Ministrave e më tej.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që janë kërkuar dhe presim që procesi i vendimmarrjes të përmbyllet brenda këtij viti, megjithatë tashmë çdo gjë është në dorën e institucioneve të BE-së. Është koha që Kosova të shpërblehet për punën e bërë me plotësimin e të gjitha kritereve dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm”, nënvizoi Hoxha.

Ministrja Hoxha tha se “mirëqenia e qytetarëve të Kosovës është dhe duhet të jetë gjithnjë prioritet i qeverisë, pasi ata e meritojnë lëvizjen e lirë”.

Hoxha siguroi se do të ketë transparencë dhe informim me kohë për çdo zhvillim për liberalizimin e vizave.



Lajme të ngjashme