Bosnjë-Hercegovinë – Shkollat e FETO-s kanë mbi 200 mijë euro borxhe tatimore

Dy shkolla private të lidhura me organizatën terroriste gyleniste (FETO), të cilat operojnë në kryeqytetin Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, kanë borxh tatimor prej 235 mijë eurosh në këtë vend, treguan të dhënat e Drejtorisë së Taksave të Bosnjës...

Bosnjë-Hercegovinë – Shkollat e FETO-s kanë mbi 200 mijë euro borxhe tatimore

Dy shkolla private të lidhura me organizatën terroriste gyleniste (FETO), të cilat operojnë në kryeqytetin Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, kanë borxh tatimor prej 235 mijë eurosh në këtë vend, treguan të dhënat e Drejtorisë së Taksave të Bosnjës.

Siç bën të ditur Agjencia Anadolli (AA), Drejtoria e Taksave publikoi një listë të firmave, borxhi i të cilave tejkalonte shumën prej 25 mijë eurosh deri më 30 qershor të vitit 2018.

Në mesin e firmave me borxh tatimor gjenden dy shkolla të lidhura me FETO-n, të cilat pas tentativës për grusht shteti më 15 Korrik të vitit 2016 në Turqi u deklaruan të kenë ndryshuar pronarin duke iu shitur fillimisht një firme amerikane e më pas një tjetër firme britanike.

Në këtë listë, shkollat në fjalë qëndrojnë me emrin "Kolegji Turk-Bosnjë" dhe "Gjimnazi Ndërkombëtar", prej të cilëve e para vërehet të ketë borxh prej 151 mijë eurosh, kurse e dyta 84 mijë euro.

Autoritetet zyrtare boshnjake njoftojnë se këto shkolla, të cilat më parë ushtronin veprimtari me emrin "Bosna-Sema", pas 15 Korrikut kanë pësuar rënie të numrit të nxënësve.

Edhe pse pas tentativës për grusht shteti ishte deklaruar se i janë shitur fillimisht firmës amerikane "Global Education" e më pas asaj britanike "Richmond Park Education", kryesia e këtyre shkollave formohej ende nga persona të lidhur me FETO-n duke dëshmuar se këto shitje nuk ishin reale.



Lajme të ngjashme