Zjarret në Greqi – Prova të forta për zjarrvënie të qëllimshme

Zv/Ministri grek i Sigurisë Publike dhe Mbrojtjes Civile në lidhje me fatkeqësinë e zjarreve që përfshiu vendin e tij tha se sipas inspektimeve të bëra nga ana e njësive përkatëse tregojnë se ka prova serioze për zjarrvënie dhe veprimtari kriminale.

1020707
Zjarret në Greqi – Prova të forta për zjarrvënie të qëllimshme

Zv/Ministri grek i Sigurisë Publike dhe Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas në lidhje me fatkeqësinë e zjarreve që përfshiu vendin e tij tha se sipas inspektimeve të bëra nga ana e njësive përkatëse ka prova serioze për zjarrvënie dhe veprimtari të tjera kriminale.  

Toskas dhe Zëdhënësi i qeverisë së Greqisë, Dimitris dhe Canakopoulos së bashku me shefat e policisë dhe zjarrfikëses dhanë një konferencë të përbashkët shtypi në lidhje me zjarrin që shkaktoi vdekjen e mbi 80 personave.

Toskas bëri të ditur se njësitë përgjegjëse po bëjnë të pamundurën për të gjetur gabimet dhe shtoi: “Unë nuk shoh një gabim të madh në menaxhim. Humbja jonë është e madhe dhe tronditi të gjithë por menaxhimi i situatës në një ngjarje kaq të vështirë dhe me kaq shumë humbje ishte i vështirë”.

Ai bëri të ditur gjithashtu se i dorëzoi Kryeministrit Aleksis Cipras dorëheqjen e tij.

“Për shkaqe ndërgjegjeje i ofrova kryeministrit dorëheqjen time por duke bërë të situr se dorëheqja nuk është e drejtë gjatë përpjekjeve për situatën ai nuk e pranoi atë” tha Zv/Ministri Toskas.

Edhe Canakopoulos bëri të ditur se janë mbledhur të gjitha të dhënat në lidhje me shkakun e zjarrit, përfshi edhe pamjet satelitore dhe me urdhrin e kryeministrit i janë dorëzuar njësive përkatëse gjyqësore.

Ai bëri të ditur se nga vendet aleate kanë kërkuar pamjet satelitore të orës dhe vendit ku filloi zjarri dhe shtoi: “Të dhënat satelitore, që tregojnë saktë se ku filloi zjarri, janë miratuar nga njësitë tona. Edhe organet përkatëse të zjarrfikëses filluan hetimin.   

Kurse pyetjes se nuk është mundur të realizohet evakuimi nga zjarri, Canakopoulos iu përgjigj me fjalët: “Disa situata i tejkalojnë mundësitë njerëzore. Një evakuim mund të zgjasë 5-6 orë por zjarri zgjati vetëm 1 orë e gjysmë”.

Edhe kryetari i departamentit të zjarrfikëses, Sotiris Terzoudis tërhoqi vëmendjen se në kohën kur ranë zjarret era frynte me 100-120 kilometra në orë.

“Të gjitha ekipet e ndërhyrjes nga ajri morën pjesë në fikjen e zjarrit por fillimi dhe mbarimi i kohës së zjarrit ishte vetëm 1 orë e gjysmë” tha Terzoudis.  

 


Lajme të ngjashme