Greqi – Shumë persona rezultojnë të humbur, ekipet vazhdojnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit

Në zjarrin që përfshiu rrethinat e kryeqytetit Athinë në Greqi numri i viktimave arriti në 81 ndërsa 187 persona janë plagosur.

1019956

Zjarri që ra pika të ndryshme shkaktoi një nga fatkeqësitë më të mëdha të historisë së Greqisë. Ndërkohë që vazhdojnë punimet për fikjen e zjarrit në rajonin Mati, 40 kilometra larg Athinës, 300 shtëpi janë në gjendje të pabanueshme.  

Ekipet vazhdojnë aktivitetet e kërkim shpëtimit.

Autoritetet janë të shqetësuara për rritjen e numrit të viktimave pasi dhjetëra persona rezultojnë të humbur.

Kurse ndihmat e mbledhura në pika të ndryshme të vendit  shpërndahen për nevojtarët e strehuar në sallat e sportit në qytetin Rafina.

Lajme të ngjashme