Zjarret në Greqi, dhjetëra vetë humbin jetën

Si pasojë e zjarrit që ra në pyjet afër kryeqytetit të Greqisë, Athinë, dhe që më pas i shtyrë nga erërat e forta kërceu edhe në zonat e banuara, kanë humbur jetën 49 vetë.

1018016
Zjarret në Greqi, dhjetëra vetë humbin jetën
yunanistan-da yangın_01.jpg
yunanistan-da yangın_02.jpg
yunanistan-da yangın_03.jpg
yunanistan-da yangın_04.jpg

 

Zëdhënësja e zjarrfikëseve greke, Stavroula Malliri tha se zjarri që kishte filluar në pyjet afër zonës Rafina, në pjesën verilindore të Athinës, kishte kërcyer në zonat e banuara dhe e korrigjoi me 49 numrin e viktimave.

Disa nga viktimat e gjetën vdekjen duke mbetur të izoluar në shtëpi dhe automjetet e tyre, kurse disa të tjerë duke u mbytur në det, ku kishin hyrë për t’u shpëtuar flakëve.

Raportohet se si pasojë e zjarreve janë plagosur edhe 172 persona, 16 fëmijë dhe gjendja shëndetësore e 11 prej tyre vazhdon të jetë kritike.

Ka shqetësime për rritjen e numrit të viktimave për shkak të mos kontaktimit me shumë persona që rezultojnë të humbur.

Flakët masive kanë shkrumbuar me qindra shtëpi dhe makina, kurse me mijëra vetë janë evakuuar nga zona e prekur nga zjarri.

Me qindra vetë që kishin ikur nga zjarri dhe kishin ardhur në Portin e Rafinas u transferuan nga zona me anije të Rojës Bregdetare dhe tragete private.

Zjarret ranë të hënën pasdreke në pyjet që ndodhet rreth 20 km larg nga Athina dhe të nxitur nga era e fortë dhe që e ndryshonte vazhdimisht drejtimin u përhapën me shpejtësi në një zonë të gjerë. Për shuarjen e zjarreve afër lokalitetit Rafina u angazhuan rreth 200 zjarrfikës, shumë vullnetarë dhe rreth 100 makina nga toka, dhe avionë e helikopterë nga ajri.

Ndërsa për të shuar zjarrin tjetër në zonën Kineta, 50 km në perëndim të kryeqytetit u angazhuan 150 zjarrfikës dhe 74 makina zjarrfikëse. Tymi që shkaktoi ky zjarr mbuloi qiellin e Athinës, kurse rruga që lidh Athinën me Gadishullin e Moresë (Peleponezi) qëndroi e mbyllur për disa orë, njofton zjarrfikësja greke.

Për shkak të fatkeqësisë me vendim të kryeparlamentarit, Nikos Voutis flamuri në Parlament u ul në gjysmështize.

Duke qenë se zjarri mori nën ndikim një zonë të gjerë, krahas zjarrfikësëve në shuarjen e zjarrit u angazhuan edhe repartet ushtarake dhe qeveria kërkoi ndihmë nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.

Në rajonin e Atikës, ku bën pjesë edhe Athina, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Kryeministri Cipras la përgjysmë vizitën në Bosnjë-Hercegovinë dhe u kthye menjëherë në Athinë.

Në deklaratën e shkurtër që bëri pasi u informua nga ministrat përkatës, burokratët dhe autoritetet e zjarrfikësve në takimin e emergjencës, Cipras tha se të gjitha ekipet e ndihmës emergjente janë angazhuar për shuarjen e zjarrit. "Shfaqja në të njëjtën kohë e zjarreve në lindje dhe në perëndim të Atikës ngjall dyshime", u shpreh Kryeministri Cipras.

Kurse Zëdhënësi i Qeverisë, Dimitris Canakopulos tha se zjarri në zonë shpërtheu në të njëjtën kohë në 15 vatra të ndryshme dhe era e fortë e bëri të pamundur marrjen brenda një kohe të shkurtër të flakëve nën kontroll.



Lajme të ngjashme