Policia malazeze arrestoi një të dyshuar për krime lufte mbi shqiptarët

Policia malazeze ka arrestuar personin me inicialet P.V nga Shapca, për të cilin është lëshuar fletarrest nga Interpoli dhe i dyshuar për sulme, vrasje dhe tortura të shqiptarëve civilë në qershor të vitit 1990, kur ka qenë pjesë e grupit “Shakala”.

Policia malazeze arrestoi një të dyshuar për krime lufte mbi shqiptarët

Policia në Mal të Zi njoftoi se ka arrestuar një shtetas të Serbisë, i cili akuzohet edhe për krime lufte mbi shqiptarët gjatë vitit 1999.

Policia malazeze ka arrestuar personin me inicialet P.V nga Shapca, për të cilin është shpallur fletarrest nga Interpoli, theksohet në njoftimin policor.

Dyshohet se ai ka qenë pjesë e grupit “Shakala”, i cili nga 23 deri më 20 qershor të vitit 1999 sulmoi, vrau dhe torturoi civilët shqiptarë, ç’rast u vranë 41 persona.

Ai u arrestua në një lokacion për shkak të ndalesës për peshkim, ndërsa më pas u vërtetua se ai gjendet në listën e fletarresteve të Interpolit nga Beogradi. (Anadolu Agency-AA)



Lajme të ngjashme