Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim edhe në fushën e sigurimeve

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës...

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim edhe në fushën e sigurimeve

Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë bashkëpunimin mes dy vendeve edhe në fushën e sigurimeve.

Kryetarja e Shoqatës së Sigurueseve të Shqipërisë, Fitnete Sulaj dhe Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, nënshkruan në Tiranë Memorandumin e Bashkëpunimit për të identifikuar dhe adresuar mbështetje teknike dhe kapacitete trajnuese për të zhvilluar më tej tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe Kosovë.

Marrëveshja e nënshkruar parashikon mbrojtjen e interesit të kompanive të sigurimeve, promovimin e integritetit, stabilitetit dhe efikasitetit të tregut të sigurimeve, si dhe vendosjen e formave të bashkëpunimit ndërmjet palëve për të përmirësuar veprimtaritë respektive të interesave që ato përfaqësojnë.

Në kuadër të këtij memorandumi bashkëpunimi, palët parashikojnë të zgjerojnë dhe lehtësojnë shkëmbimin e njohurive përmes seminareve, trajnimeve, konferencave, vizitave konsultative të ekspertëve, shkëmbimin e praktikave më të mira, etj.



Lajme të ngjashme