Rama: Rekomandimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vlerësoi rekomandimin për liberalizimin e vizave që iu bë Kosovës duke e quajtur këtë vendim si shumë të vonuar nga ana e Brukselit...

Rama: Rekomandimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vlerësoi rekomandimin për liberalizimin e vizave që iu bë Kosovës duke e quajtur këtë vendim si shumë të vonuar nga ana e Brukselit.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Rama përshëndeti vendimin si një hap pozitiv që sipas tij, iu dha më në fund edhe Kosovës.

“Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Evopian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën”, – shkruan Rama.



Lajme të ngjashme