Ambasada e Turqisë në Podgoricë shënoi dy vjetorin e përpjekjes së dështuar të grusht-shtetit

Ambasadori Serhat Galip : Jemi të vendosur që nëpërmes demokracisë te luftojmë kundër armiqve të këtij lloji.

Serhat Galip 3.png
Serhat Galip 2.png

Ambasada e Republikës së Turqisë në Mal të Zi organizoi tubim me rastin e shënimit të dy vjetorit të puçit të dështuar në Turqi. Me këtë rast për të pranishmit u shfaq dokumentari i ngjarjeve të 15 korrikut dhe u  hap një ekspozitë me fotografi  nga tentativa e grusht shtetit. 

Duke kujtuar  15 korrikun e vitit 2016 Ambasadori Galip  nënvizoi  se  ajo çfarë ka ngjare atë ditë, nuk ishte  grusht shtet i mirëfilltë. Në  momentet e para vijoi ai,  kur janë pare avionët  luftarakë  mbi Ankara dhe Stamboll  kemi kuptuar  se diçka  e pabesueshme po ngjet.

Në orët ne vijim,  ky përjetim i çuditshëm  është  sforcuar  me të dhënat  që  kjo  është  diçka me shumë se  tentative për  një grusht-shtet  dhe  se  shkaktarët e kësaj  ndodhie  janë pasardhësit e  Fetullah  Gulenit,  i vetëshpallurit “Imamët Univezum”.

Është e  pamundur  tha me tej Ambasadori  që  të gjinden fjalë të përshtatshme për  te përshkruar   brutalitetin  dhe tradhtinë, që kanë treguar atë  mbrëmje  pjesëtarët e grusht-shtetit. Ambasadori Galip këtë e  cilësoi si aktin  terrorist me te përgjakshëm  në historinë  e Republikës së Turqisë.

Ata  nënvizoi Ambasadori  kanë shfrytëzuar armë vdekjeprurëse  kundër  civileve të pafajshëm  te  cilët kanë dalë në rrugë në mbrojtje të  demokracisë së tyre dhe institucioneve. Duke iu drejtuar të pranishmeve, Ambasadori Serhat Galip  më tej  theksoi se puçistët  kane vrarë ushtarakë  të pafajshëm  dhe komandantë të cilët kanë refuzuar që të jenë pjesëmarrës  në  këtë tentativë.

Puçistët  nënvizoi me tej Shkëlqesia e tij,  kanë  bombarduar  Kuvendin  e Madh Nacional  të Turqisë, Kryesine, ndërtesën e  shërbimit  nacional informativ  dhe  qendrën e  njësisë speciale. Atë mbrëmje, janë vrarë  250 shtetas turq  ndërsa  mbi 2000 janë plagosur.

Sipas Ambasadorit  të Turqisë në Podgorice,  15 korriku  ka qenë  provim  i mbijetesës dhe forcës  për shtetin dhe demokracinë turke.  Jemi krenarë tha ai, që e kemi tejkaluar këtë provim. Forcat  e armatosura dhe qytetarët që nuk kanë qenë  pjesëtarë te  forcave të policisë, si dhe media, të gjithë  bashkë janë ngritur kundër puçistëve. Populli turk pavarësisht përkatësitë politike u ngrit dhe doli para tankeve dhe duke kërkuar të drejtat e tija demokratike ishte shembull  i solidaritetit  historik.  

Ambasadori më tej  veçoi se tashmë është më se e qartë që pas kësaj tentative gjakatare qëndron  Fetullah Gylen dhe pasardhësit e tij. Dëshira e tyre ka qenë që të marrin kontrollin ndaj shtetit  turk.   Gylen  prej vitesh  i ka orientuar  pasardhësit e tij  që të infiltrohen në të gjitha organet  përgjegjëse shtetërore, siç  është  policia, organet  gjyqësore  dhe forcat e armatosura. Te ashtuquajturit “Gylenistë”  paraqesin  shembull tipik  te radikalizimit të kultit personal.

Nisur nga te gjitha këto,  Qeveria turke edhe para 15 korrikut ka ndërmarrë masa  kundër kësaj  organizate terroriste dhe burimeve financiare te tyre. Me pas Ambasadori foli për masat konkrete  që janë ndërmarrë ndaj  pjesëtarëve të FETO-s duke nënvizuar që dhe Komisioni i Venecias,  Komisioni  i Këshillit të Evropës dhe institucione te tjerë, kanë vërtetuar atë që Turqia ka të drejtë  dhe obligim që të ndërmarrë masa të nevojshme kundër atyre që janë të orientuar kundër shtetit dhe popullit.

Ne - tha  Ambasadori - jemi të përkushtuar në forcimin e identitetit demokratik, sepse e dimë që kjo është  mënyra e vetme  e luftës kundër ç’do forme të terrorizmit  dhe manifestimeve të tij.

 Jemi të vendosur  që nëpërmes demokracisë  te luftojmë  kundër  armiqve të këtij lloji.

Ambasadori Galip me këtë rast i shprehu falënderime Qeverisë së Malit të Zi, liderëve  të shumtë politikë dhe miqve për përkrahje dhe solidaritet me Turqinë menjëherë pas grusht shtetit të 15 korrikut. Në tubimin në Podgoricë morën pjese përfaqësuesit e institucioneve turke në Mal të Zi, korit diplomatik, deputetë  si dhe anëtarë të Qeverisë së Malit të Zi . 

Për Zërin e Turqisë nga Podgorica  përgatiti-  VERA Alibegu Katana  



Lajme të ngjashme