Shqipëri – Edi Rama: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, kontribut në stabilitetin e rajonit

“Sot edhe më skeptikët mund ta shohin se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka kontribuar në forcimin e stabilitetit të rajonit”, deklaroi të martën Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama...

Shqipëri – Edi Rama: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, kontribut në stabilitetin e rajonit

“Sot edhe më skeptikët mund ta shohin se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka kontribuar në forcimin e stabilitetit të rajonit”, deklaroi të martën Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në nisje të mbledhjes së përbashkët të Tiranës dhe Podgoricës zyrtare, takim që po mbahet në Shkodër.

Rama deklaroi se “fqinjësia e mirë me Malin e Zi është shembulli më i shkëlqyer i marrëdhënieve vëllazërore mes fqinjëve dhe ne jemi të lumtur që ndajmë kufirin me ju, ashtu sikundër ndjekim me shumë dëshirë dhe respekt të gjithë progresin dhe përpjekjet tuaja të jashtëzakonshme, të cilat e kanë transformuar rrënjësisht Malin e Zi duke e kthyer në një model referimi për të gjithë, në të gjitha aspektet”.

“Jemi bashkë të orientuar pakthyeshmërisht në rrugën e integrimit të plotë euroatlantik. Na vjen mirë ta shprehim me veprime të gjithë dashurinë dhe respektin për ju duke ju mbështetur pa rezerva për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO”, – deklaroi shefi i qeverisë shqiptare.



Lajme të ngjashme