Liberalizimi i vizave për Kosovën, Veseli në Holandë për të kërkuar mbështetje

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në vijim të vizitave në vende të Bashkimit Evropian, në kuadër të procesit për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka udhëtuar të hënën për në Holandë...

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Veseli në Holandë për të kërkuar mbështetje

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në vijim të vizitave në vende të Bashkimit Evropian, në kuadër të procesit për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka udhëtuar të hënën për në Holandë.

Gjatë vizitës zyrtare në Holandë, Kryeparlamentari Veseli do të pritet në takim të posaçëm nga Presidentja e Senatit holandez, Ankie Broekers-Knol.

Kryetari Veseli do të diskutojë me homologen e tij holandeze për zhvillimet politike në Kosovë, për perspektivën evropiane dhe do të kërkojë në mënyrë të veçantë mbështetjen e Holandës në procesin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë vizitës, kreu i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë po ashtu takime të veçanta edhe me eurodeputetë holandezë, me deputetë të pozitës dhe opozitës në Holandë, me të cilët do të bisedojë për bashkëpunimin ndërshtetëror, për reformat e gjithanshme që ka shënuar Kosova dhe të ardhmen e saj evropiane.



Lajme të ngjashme