Tirana mirëpriti takimin e radhës të PABSEC-ut

Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në datat 20-21 qershor u mbajt në Tiranë Asambleja e Përgjithshme e 51-të Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC).

KEİPA_PABSEC_Arnavutluk toplantısı_01.jpg
KEİPA_PABSEC_Arnavutluk toplantısı_Gramoz Ruçi_Asaf Hajiyev.jpg
KEİPA_PABSEC_Arnavutluk toplantısı_Gramoz Ruçi.jpg
KEİPA_PABSEC_Arnavutluk toplantısı_Türk heyeti Elçilik ziyareti.jpg
KEİPA_PABSEC_Arnavutluk toplantısı_Elçilik yemeği.jpg

Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë u organizua në Tiranë nga datat 20-21 qershor Asambleja e Përgjithshme e 51-të Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC).

Në këtë aktivitet merrnin pjesë, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj,Sekretari i Përgjithshëm i PABSEC, Asaf HAJIYEV, si dhe deputetë nga të gjitha vendet anëtare të kësaj Asambleje.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidenti i radhës së Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), Gramoz Ruçi, shprehu kënaqësinë se kjo Asamble po zhvillon punimet e saj në Shqipëri. Ruçi tha se gjatë Presidencës shqiptare, organizata dha një kontribut të qenësishëm në fuqizimin e bashkëpunimit parlamentar dhe më gjerë, në bashkëpunimin midis qeverive e vendeve të Detit të Zi.

Në fjalimin e tij, Ruçi theksoi faktin se bashkëpunimi ynë  ka bërë të vetëdijshëm se nuk mund të ketë zhvillim e mirëqenie të popullit, të cilit i përkasim, veçmas mirëqenies së popujve të tjerë të rajonit.

Në këtë kuadër, ai tha se ekonomitë e forta, zhvillimi i qëndrueshëm dhe sistemet solidare janë shtyllat ku mbështetet mozaiku i kulturave dhe vlerave që sjellim në këtë organizatë.

Në përfundim të mandatit të tij si President i Asamblesë, Ruçi i uroi presidencës armene dhe gjithë organizatës një vazhdim të suksesshëm të misionit të saj për fuqizimin e bashkëpunimit mes parlamenteve, vendeve dhe popujve të Detit të Zi.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i PABSEC, Asaf HAJIYEV  tha se Shqipëria e konsideron punën e PABSEC-ut, të gjitha marrëdhëniet në kuadrin e tij, si shumë të rëndësishme.

Presim me padurim vendimin pozitiv të Këshillit, që mund të nënshkruhet nga të gjithë vendet anëtare, si një gjë shumë e rëndësishme për rrugën tonë përpara. Për të ritheksuar atë çfarë është thënë shumë herë më para, do të donim që PABSEC-u të ishte më i orientuar për të realizuar më shumë përfitime për vendet në rajon në lidhje me vendet respektive. Duhet të punojmë për përmirësimin e efiçiencës sonë, për të kontribuar më mirë në forcimin e PABSEC-ut”, – shtoi Asaf HAJIYEV

Turqia në takim u përfaqësua nga deputetët Ramazan Can, Tülay Kaynarca, Metin Gündoğdu, Özcan Ulupinar, si dhe zëvendëssekretari i Përgjithshëm i PABSEC-ut, Fuat Küçükaydın. PABSEC-u, si një organ konsultativ ndërparlamentar, siguron bazën ligjore për bashkëpunimin ekonomik, tregtar, social, kulturor dhe politik ndërmjet vendeve anëtare. 
Mbledhja e 51-të e PABSEC-ut i mbylli punimet më datë 21 qershor 2018. 
Në fund të takimit, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi shtroi një darkë për delegacionin e Asamblesë së Përgjithshme të 51-të të Parlamenteve të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. 

Vendet anëtare të PABSEC-ut janë Shqipëria Turqia, Rumania, Armenia, Bullgaria, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Moldavia, Rusia, Serbia, Ukraina dhe Greqia.

Nga ana tjetër, Asaf Hajiyev, Sekretar i Përgjithshëm i PABSEC-ut, si dhe delegacioni parlamentar turk, të cilët morën pjesë në Tiranë me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të 51-të Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) zhvilluan një vizitë në selinë e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, ku u pritën nga ambasadori, M. Ahmet Yörük dhe stafi i tij.

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme