Mali i Zi ndërmerr hapa për mënjanimin e fluksit të refugjatëve

Mali i Zi parasheh ndërtimin e një kampi për pranimin e refugjatëve ilegal, të cilët nëpërmjet Shqipërisë synojnë kalimin më tej në vendet e Bashkimit Evropian.

Mevludin Nuhoxhiq_Fatmir Xhafaj.jpg
kaçak göçmen.jpg
Arnavutluk_Karadağ sınır kapısı.jpg
Karadağ_Folklor Festivali.jpg
Karadağ turizmi_Ulqini_Ülgün sahilleri.jpg
Karadağ_Ulqin_Ülgün şehri.jpg

Ministri i brendshëm i Malit të Zi, Mevludin Nuhoxhiq mori pjesë në takimin e Brukselit, ku kriza e emigrantëve mblodhi ministrat e brendshëm të Ballkanit perëndimor. Në këtë takim u diskutuan çështjen që lidhen me sigurinë, menaxhimin e kufirit dhe migracionit. Temë bosht e takimit ishte rritja e bashkëpunimit rajonal me mbështetjen e Bashkimit Evropian lidhur me menaxhimin më efektiv të kufijve dhe luftën kundër kontrabandimit të personave për të frenuar flukset e emigrantëve të parregullt. Këtij takimi në Mal të Zi i kushtohet vëmendje pasi kohëve të fundit vërehet një rritje e numrit të refugjatëve që nga kjo republikë kalojnë në Kroaci e më tej në vendet e Bashkimit Evropian. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq duke folur për këtë çështje ka thënë se situata aktuale është e atillë që Mali i Zi planifikon që në afërsi të kufirit me Shqipërinë të hapë një qendër pranimi për refugjatët respektivisht përshtatjen e një objekti ushtarak. Për këtë kërkohet ndihma nga fondet e Bashkimit Evropian. Ne, ka nënvizuar Markoviq do të ndërmarrim të gjitha masat e duhura me qëllim që të mos përjetohet fluksi i madh i vitit 2015 që nuk e përfshiu Malin e Zi, por tani drejtimi i refugjatëve ka ndryshuar dhe shkon nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës drejt Evropës. Ne po punojmë në të gjitha drejtimet që tu përgjigjemi sfidave dhe të zvogëlojmë presionin në kufijtë e Bashkimit Evropian. Pikërisht kjo ishte edhe kërkesë e BE-së në takimin e Brukselit, ku nga vendet perëndimore u kërkua që të forcojnë pikat kufitare për të bllokuar trafikun e emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore. Bashkimi Evropian pritet që të mbështes vendet e Ballkanit me një fond të veçantë dhe policë për të bllokuar emigrantët. Po ashtu thuhet se Bashkimi Evropian po kërkon një vend në Ballkanin Perëndimor për të ndërtuar një kamp për emigrantët, në mënyrë që ata mos të futen në vendet e Unionit.

                                                  ***

Në Shkodër takohen ministrat e brendshëm të Malit të Zi dhe Shqipërisë

Ministri i Brendshëm i malit të Zi Mevludin Nuhoxhiq zhvilloi një takim informal me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj në Shkodër. Dy ministrat konstatuan nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit mes vendeve dhe folën për thellimin e këtij bashkëpunimi, sidomos me operacione të përbashkëta mes dy policive. Ata trajtuan çështje që lidhen me projekte të përbashkëta ndërkufitare, për të siguruar mbështetje financiare dhe asistencë nga BE. Ministri Nuhoxhiq dhe Xhafaj diskutuan gjithashtu mbi masat shtesë për lehtësimin e lëvizjes në pikat e kalimit kufitar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në muajt e sezonit turistik veror, ku ka një fluks pushuesish. Këtu u trajtuan çështje të bashkëpunimit më të mirë ndërkufitar, përfshi kontrollin e përbashkët të kufirit midis dy vendeve si dhe lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes në Pikat e Kalimit Kufitar duke mundësuar procedurën e vetëm një kontrolli në hyrje dhe në dalje. Dy ministrat, të shoqëruar nga ekipet me drejtues të policive, ndanë mendime dhe trajtuan çështjen e përballimit të një fluksi të mundshëm migrator nga vendet e treta. Ministri Xhafaj solli në vëmendje propozimin e bërë nga ai në Trieste, për ngritjen e Qendrës së Përbashkët Rajonale Policore, që do të trajtojë këto problematika, propozim që po trajtohet edhe nga pala malazeze. Dy ministrat e Brendshëm e mbyllën takimin me një inspektim të përbashkët në Pikën e Kalimit të Hanit të Hotit, ku panë nga afër masat policore për sezonin turistik.

                                                     ***

Bashkëpunim në fushën e ekonomisë midis Malit të Zi dhe Kosovës 

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Malit të Zi dhe ata të Kosovës do të takohen në Prishtinë në Forumin e Afaristëve të të dy vendeve. Ky aktivitet vërehet si bashkëpunim dhe mundësi për të mbështetur sektorët privatë. Format e bashkëpunimit karakterizohen në këmbimin e informacioneve, misioneve tregtare, qasje në tregje të tjerë në formë të përbashkët dhe aplikime të përbashkëta me projekte, të cilët financohen nga donatorë të ndryshme me qëllim të rritjes së kapaciteteve profesionale, forcimit të sektorit privat, tërheqjen e investimeve dhe në funksion të përshpejtimit të proceseve integruese në mbarë rajonin.

                                                   ***

Në Ulqin organizohet Festivali tradicional folklorik ”Dolcinium International Festival”

Temperaturat e larta dhe uji i ngrohtë i detit bëjnë që nga dita në ditë të rritet numri i turistëve në bregdetin e Ulqinit. Te dhënat e para sipas drejtorit të organizatës turistike të Ulqinit, Fuad Haxhibeti flasin se numri i mysafirëve në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar rritje dhe kjo sipas tij është rezultat i prezantimit të ofertës turistike nëpër Panaire turistike si dhe prezenca e kompanisë Karsima në Ulqin, e cila për të parën herë këtë vit ka sjellë një numër të madh të turistëve nga Evropa perëndimore. Ajo që bie në sy nga sezoni në sezon,- thotë për Zërin e Turqisë z. Haxhibeti,- është rritja gjithnjë e më shumë e turistëve nga Turqia, të cilët në kuadër të tureve në vendet e Ballkanit kalojnë dy-tre ditë edhe në Ulqin. Përndryshe Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, afaristët, OJQ “Porta di Danza”, organizojnë për herë të peste festivalin folklorik Dolcinium International Festival, i cili do të mbahet prej 21 deri më 24 qershor 2018. Qëllimi i këtij manifestimi është prezantimi i kulturës dhe folklorit, vlerave të Ulqinit dhe rajonit në një vend, dhe të gjithë qytetarët dhe turistët që gjenden në Ulqin do të kenë mundësinë të kënaqen me veshjet kombëtare, me folklorin, muzikën e vendeve të ndryshme. Tashmë është bërë traditë që ky aktivitet të fillojë me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse folklorike nëpër rrugët e qytetit të Ulqinit. Grupet folklorike shpalosin repertorin e tyre të këngëve, valleve dhe veshjeve në koncertin kryesor, i cili do të zhvillohet në shëtitoren e plazhit të vogël të Ulqinit. Dolcinium International Festival, tashmë ka një karakter tradicional sepse po mbahet për të pestin vit me radhë, dhe këtë vit marrin pjesë grupet folklorike nga Ukraina, Turqia, Kroacia, Rumania, Sllovakia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi.

- Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme