Greqi – Kotzias: Po vjen koha për një “po” ose një “jo” të madhe në çështjen e emrit

Mendoj se po vjen momenti të themi një “po” ose një “jo” të madhe, tha në një intervistë për ERT-në ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, lidhur me ngjarjet e fundit në bisedimet greko-maqedonase për çështjen e emrit...

Greqi – Kotzias: Po vjen koha për një “po” ose një “jo” të madhe në çështjen e emrit

Mendoj se po vjen momenti të themi një “po” ose një “jo” të madhe, ndërkohë që ti kupton vështirësitë që gjenden para teje, tha në një intervistë për televizionin shtetëror grek, “ERT”, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, lidhur me ngjarjet e fundit në bisedimet greko-maqedonase për çështjen e emrit.

“Mendoj se lidershipi i vendit tonë mik në veri ka kuptuar vështirësitë e mëdha që ekzistojnë për zbatimin e një marrëveshjeje për emrin dhe kjo gjë ka luajtur rol për ta rishikuar këtë marrëveshje, të bisedojë për sqarime të caktuara për vetë marrëveshjen, ndërkohë që jam i bindur se për disa ditë kjo do të tejkalohet”, tha Kotzias.

Shefi i diplomacisë greke nuk zbuloi se për cilin emër palët kanë rënë dakord, pasi këtë do të duhet ta publikojnë dy qeveritë, respektivisht dy kryeministrat.

“Ka tri variante që janë ‘Republika e Maqedonisë Veriore’, ‘Republika e Maqedonisë së Epërme’ dhe “Republika e Maqedonisë së Re’, pasi ‘Republika e Maqedonisë (Shkup)’ u hodh poshtë nga pala greke, ndërsa ‘Republika e Maqedonisë së Vardarit’ u refuzua nga pala maqedonase”, theksoi Kotzias. /ATSH



Lajme të ngjashme