Sulm racist ndaj Kryetarit të Bashkisë së Selanikut, Yiannis Boutaris

Boutaris, që njihet për qëndrimin e tij kundër racistëve, në një aktivitet ku merrte pjesë, në fillim u ndesh me shprehje raciste.

Sulm racist ndaj Kryetarit të Bashkisë së Selanikut, Yiannis Boutaris

Kryetari i Bashkisë së Selanikut, Yiannis Boutaris u ndesh me një sulm racist.

Boutaris, që njihet për qëndrimin e tij kundër racistëve, në një aktivitet ku merrte pjesë, në fillim u ndesh me shprehje raciste.

Më pas iu bë presion duke i bërtitur për tu larguar dhe u sulmua nga një grup racist prej 10 vetash.

Kur ai u rrëzua racistët e goditën me shqelma dhe me grushte. Kryetari i Bashkisë së Selanikut u mor nën mbrojtje dhe u largua menjëherë nga ceremonia.

Edhe kur atë po e hipnin në makinë, mllefi i raciste nuk kishte kaluar dhe vazhdoi të sulmohet.

Sulmi kundër Boutaris, që njihet për qëndrimin kundër nacionalistëve dhe mbështetjes turko-greke, u dënua nga politikanët.

Kryeministri Aleksis Cipras në lidhje me ngjarjen i cilësoi sulmuesit si “harbutë ekstremistë të djathtë” dhe tha se ata “do ta paguajnë”.

Edhe partia në pozitë, Syriza sulmin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Selanikut e cilësoi si “një nismë fashiste për të sprapsur Kryetarin e Bashkisë së Selanikut”.

Yiannis Boutaris njihet për fjalët me lëvdata ndaj Ataturkut, për të cilin thotë: “një personalitet i lartë” dhe ka qenë në objektivë edhe më parë në Greqi.

Anëtarët e partisë fashiste “Agimi i Artë” prej kohësh kanë në objektivë kryetarin e bashkisë që është kundër racizmit.  



Lajme të ngjashme