Kosovë – Hardinaj bisedon për liberalizimin e vizave me Frischenschlager

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti të shtunën në takim ish-ministrin e Mbrojtjes së Austrisë, dr. Friedhelm Frischenschlager, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për perspektivën e saj euroatlantike...

Kosovë – Hardinaj bisedon për liberalizimin e vizave me Frischenschlager

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti të shtunën në takim ish-eurodeputetin dhe ish-ministrin e Mbrojtjes së Austrisë, dr. Friedhelm Frischenschlager, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për perspektivën e saj evropiane dhe euroatlantike.

“Tani kur jemi afër finalizimit të procesit të liberalizmit të vizave, pasqyrimi i rezultateve të vendit dhe mbështetja e miqve tanë ndërkombëtarë është e domosdoshme”, tha Haradinaj duke shtuar se Kosova gjithmonë do të jetë mirënjohëse ndaj miqve të dëshmuar ndërkombëtarë.

Frischenschlager ka një përvojë të gjatë në politikat dhe zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe është njohës i proceseve integruese në Bashkimin Evropian.

Ish-ministri austriak e falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe shprehu mbështetjen e tij për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës. /ATSH



Lajme të ngjashme