Turqia mbështet institucionet arsimore në Shqipëri, TIKA rindërton e mobilon çerdhen e Përrenjasit

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen në shumë sektorë në Shqipëri, ndërkohë që projekti i fundit i realizuar prej sak është rikonstruksioni dhe mobilimi i çerdhes në qytetin e Përrenjasit...

957812
Turqia mbështet institucionet arsimore në Shqipëri, TIKA rindërton e mobilon çerdhen e Përrenjasit

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen në shumë sektorë në Shqipëri, ndërkohë që projekti i fundit i realizuar prej sak është rikonstruksioni dhe mobilimi i çerdhes në qytetin e Përrenjasit.

TIKA ka realizuar rikonstruksionin e godinës së çerdhes ku edukohen rreth 80 fëmijë, si dhe ka mundësuar mobilimin e saj me orendi të ndryshme si karrige, tavolina, rafte, krevate dhe pajisje të tjera.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Në një prononcim për mediat, ai falënderoi shtetin turk për investimin në çerdhen e qytetit të Përrenjasit duke e vlerësuar investimin e TIKA-s si një punë të shkëlqyer.

“Si president, dua të shpreh mirënjohjen ndaj gjithë këtij angazhimi të jashtëzakonshëm të TIKA-s në të gjithë vendin dhe të falënderoj qeverinë e Turqisë për këtë mbështetje. Pata fatin ta nis ditën kaq bukur sot me fëmijët në Bashkinë e Përrenjasit, të cilët janë kaq të lumtur në këtë ambient të ri, tërësisht të transformuar, i cili iu jep krah ëndrrave të tyre dhe njëkohësisht krijon mundësi të reja jo vetëm për fëmijët, por edhe për nënat e tyre që edhe ato të jenë më të qeta dhe më të sigurta”, tha Presidenti Meta.

Kurse ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, duke i konsideruar marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë shumë të veçanta, tha se dy popujt dhe dy shtetet kanë marrëdhënie shumë të ngushta me njëri-tjetrin.

“Në bazë të historisë së fortë që kemi mes dy popujve, ne bëjmë çmos që të japim ndihmesën tonë në shumë sektorë, ku Shqipëria ka nevojë, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, nga ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe shumë sektorë tjerë. Projekte të tilla do të vazhdojnë me inaugurime kopshtesh. Plani është që të realizojmë afërsisht 10 inaugurime kopshtesh në të gjithë Shqipërinë deri në fund të vitit 2018”, theksoi ambasadori Yoruk.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë Përrenjas, Miranda Rira, tha se investimi i realizuar nga TIKA është një investim i domosdoshëm, sepse çerdhen e frekuentojnë jo vetëm fëmijët e qytetit të Përrenjasit, por edhe fëmijët e fshatrave përreth.

“Sot është një ditë e veçantë. Ne jemi këtu bashkë me qytetarët e Përrenjasit, me nënat, me fëmijët, me dy miq shumë të nderuar, Presidentin Ilir Meta dhe ambasadorin turk. Sot kemi një ambient krejtësisht tjetër dhe me kushtet e reja më shumë nëna do të vijnë të sjellin fëmijët këtu gjatë ditës”, theksoi kryebashkiakja Rira. 

Pjesë e ceremonisë së inaugurimit ishin gjithashtu koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Necip Ozay Ozutok, prindër dhe përfaqësues të pushtetit vendor në Përrenjas. /AA



Lajme të ngjashme