Shqipëri – Tryezë diskutimi për procesin e reformës zgjedhore

OSBE/ODIHR u ka bërë thirrje të qartë partive politike në Shqipëri. Në mbledhjen e radhës të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ambasadori Bernd Borchardt tha se reforma zgjedhore duhet të mbyllet deri në korrik...

Shqipëri – Tryezë diskutimi për procesin e reformës zgjedhore

OSBE/ODIHR u ka bërë thirrje të qartë partive politike në Shqipëri. Në mbledhjen e radhës të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ku merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës, ambasadori Bernd Borchardt tha se duhet të mbyllet reforma zgjedhore deri në korrik.

Mandati i Komisionit të Posaçëm u zgjat së fundmi dhe unë i rekomandoj fort Komisionit ta finalizojë reformën zgjedhore brenda këtij afati të ri”, tha Borchardt.

Ai u ndal te çështja e blerjes së votës, duke thënë se Prezenca e OSBE-së po i ndjek me shumë vëmendje rastet e denoncuara në prokurori dhe shpreson të ketë më shumë padi dhe vendime gjykate.

"Tani është koha për rezultate konkrete. Bashkë me OSBE/ODIHR-in, ne po i ofrojmë mbështetjen tonë të plotë Parlamentit të Shqipërisë në realizimin e reformës. ODIHR-i rekomandon që nevojiten përpjekje serioze për të trajtuar çështjen e vazhdueshme të blerjes së votës, si nëpërmjet një fushate për ndërgjegjësimin qytetar ashtu edhe nëpërmjet ndjekjes penale, me qëllim forcimin e besimit te procesi zgjedhor”, deklaroi Borchard.

Ndërsa në fjalën e tij, bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Bledi Çuçi tha se shumë nga mbledhjet që nga dita e sotme do të jenë në formë ëorkshopi, ku do të ndërveprojnë me ekspertizën më të mirë nga vendet e Evropës.

Sipas Çucit është rënë dakord që puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të përqendrohet në 6 shtylla kryesore për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODHIR-it në tre zgjedhjet e fundit.

Ne ramë dakord dhe kemi marrë vendimin që punën tonë ta përqendrojmë në 6-të shtylla kryesore për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODHIR-it  për të tre zgjedhjet e fundit, për të adresuar problematika që vijnë nga këto zgjedhje, të evidentuara nga partitë politike dhe nga aktorë të tjerë të përfshirë në procesin zgjedhor...”. tha Çuçi.

Sipas tij, 6-të shtyllat janë: përdorimi i teknologjive të reja në procesin e votimit; adresimi për të bërë të mundur votimin e emigrantëve; çështjet që kanë të bëjnë me shitblerjen e votës; çështjet që kanë të bëjnë me rekomandimet kryesore të OSBE/ODHIR-it; çështje që kanë të bëjnë me regjistrin e votuesve dhe regjistrin civil dhe administrata.

Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Shqiperisë, Bylykbashi në këtë tryezë  ndër të tjera tha: “…Sot nuk ka më diskutime të përgjithshme, sot diskutohet për çështjet e fushatës zgjedhore…”.

Ky aktivitet është i pari i një sërë tryezash teknike pune që ky komision planifikon të organizojë për fusha specifike të zgjedhjeve.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka për detyrë hartimin e ndryshimeve të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit të viteve 2013, 2015 dhe 2017 në Shqipëri, të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet dhe të propozimeve të partive politike.

 

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme