Malit të Zi i dorëzohet raporti i komisionit evropian

Lufta kundër korrupsionit, marrja e pasurive të krijuara nga krimi, pastrimi i parave dhe trafikimi i qenieve njerëzore ende mbeten sfidë për qeverinë e Malit të Zi.

Karadağ cumhurbaşkanlığı seçimleri_3.JPG
Ilır Meta Meta - Millo Gjukanoviq.jpg
istanbul kadıköy nüfus.jpg
Priştine Turizm_Spor fuarı.jpg
Karadağ_ülgün_ulqin şehri.jpg

Mali i Zi është cilësuar lider në procesin e Integrimeve Evropiane. Ai ka hapur 30 kapituj dhe tre përkohësisht i ka mbyllur. Edhe pse në raportin e fundit të komisionit evropian thuhet se Mali i Zi ka shënuar përparim dhe po vazhdon negociatat, ende mbetet sfidë serioze lufta kundër korrupsionit, hetimeve financiare dhe liria e mediave për të cilën komisioni evropian ka shprehur shqetësim. Nënkryetari Malit të Zi Zoran Pazhin ka vlerësuar se raporti është inkurajues për të gjithë shoqërinë malazeze. Ai flet qartë për rezultatet e arritura dhe paraqet një plan aksion të obligimeve që shoqëria malazeze duhet t’i përmbushë për tu bashkuar me Bashkimin Evropian(BE). Sipas tij njëra nga sfidat për periudhën e ardhme mbeten hetimet financiare, marrja e pasurisë e krijuar nga krimi respektivisht larja e parave dhe tregtia me njerëz.  Në aspektin e politikës së brendshme dhe sigurisë Mali i Zi do të përcjellë politikën e bashkimit Evropian (BE) ka thënë nënkryetari Pazhin në konferencën me gazetarë që pati me shefin e delegacionit të BE-së Aivo Orav.Me tej ai ka shtuar se komisioni evropian duhet të përgatisë ndryshime të qarta ndërmjet përmbushjes së detyrimeve që janë kompetencë e qeverisë dhe sfidave që paraqesin dispozitat, veçmas ato që lidhen me gjyqësorin. Në prezantimin që i bëri shefi i delegacionit evropian Orav përfundimeve të komisionit, nënvizohet ftesa për kthimin e debatit politik në parlament, avancimi i pjesshëm shënuar nga ana e sistemit të drejtësisë, implementimi i ligjeve, lufta kundër korrupsionit ndërkohës që institucionet duhet të tregojnë qëndrim pro aktiv.

                                                                  ***

Mali i Zi shënon rezultate pozitive në politikën makroekonomike

Pavarësisht të gjithave kryeministri i Dushko Markoviq beson se Mali i Zi deri në vitin 2025 do te bëhet anëtarë i bashkimit evropian (BE). Ai llogarit që gjatë  kryesimit të BE-së nga ana e Bullgarisë, Mali i Zi do te hap edhe dy kapituj të tjerë, ndërkohë që në mandatin e Austrisë do të hapin edhe kapitujt e mbetur dhe kështu do të hyhet në procesin intensiv të përmbylljes së kapitujve e më pas Mali i Zi do te jetë anëtarë me të drejta të plota i Bashkimit Evropian (BE). Shefi i qeverisë malazeze në Forumin e biznesit që u mbajt në Tivat tha se Mal i Zi ka arritur rezultate të shkëlqyera në politikën makro ekonomike  e rezultate janë shënuar në infrastrukturë dhe në turizëm. Markoviq duke folur për projeksionet financiare të vitit 2017 tha se qeveria kishte projektuar një rritje prej 2.7% kjo është tejkaluar dhe është arritur në 4.4%. Sipas tij kjo është njëra nga rritjet më të mëdha në Evropë. Rezultate të mira shënohen edhe gjatë muajve të parë të vitit 2018-të. Rritja industriale  ka arritur në 39.2% e të dhëna pozitive shënohen edhe në fushën e turizmit ku ajo arrin në 30 %.

                                                                 ***

Presidentin e ri të Malit të Zi Millo Gjukanvoiq e urojnë personalitete të larta të Rajonit dhe Evropës 

Pas fitores bindëse të ditës se diele për postin e presidentit të vendit Millo Gjukanoviqin e kanë uruar presidentët dhe kryeministrat e vendeve te Rajonit , Evropës  dhe Rusisë. Në telegram urimin që presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i ka dërguar presidentit të zgjedhur të Malit të Zi Millo Gjukanoviq ndër të tjera thuhet: “Fitorja juaj ishte një mbështetje e qartë për konsolidimin e orientimit euroatlantik dhe evropian të vendit, si dhe garanci për forcimin e më tejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal”. Sipas z. Meta marrëdhëniet e shkëlqyera të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve do të zgjerohen edhe më tej. Inaugurimi i Presidentit të ri Millo Gjukanoviq do te mbahet me 20 maj në kryeqendrën historike të Malit të Zi, Cetinjë.

                                                                     ***

Së shpejti do të vendoset linja detare Tivar–Stamboll

Një delegacion nga Mali i Zi i kryesuar nga kryetari i Tivarit Zoran Srzentiq vizitoi qytetin Kadikoj me qëllim të realizimit të projektit të binjakëzimit të dy qyteteve Tivar–Kadikoj-Stamboll. Delegacioni u takua me kryetarin  Ajkut Nuhoglu si dhe me pronarët dhe inxhinierët e kantierit të ndërtimit të anijeve “Altun Top”. Në kornizën e projektit të binjakëzimit midis dy qyteteve planifikohet vendosja e linjës detare midis Malit të Zi dhe Turqisë dhe atë në relacionin Tivar- Stamboll. Shtypi i këtushëm i kushton rëndësi vizitës sepse fjala është për një qytet të madh në Turqi me rreth 2 milion banorë dhe me një zhvillim të madh ekonomik. Ky binjakëzim mund të shërbej edhe në të ardhmen për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve. Takimi ka qenë në frymën vëllazërore ndërkaq vizita kthyese është planifikuar në qytetin e Tivarit në fund të muajit maj.

                                                                     ***

Në panairin e turizmit në Prishtinë prezantohet oferta turistike e Ulqinit

Komuna e Ulqinit ka bërë të gjitha përgatitjet për tu prezantuar në Panairin ndërkombëtarë të edukimit, turizmit dhe sportit që do të hapet në Prishtinë. Rëndomë në këtë aktivitet krahas strukturave udhëheqëse komunale marrin pjesë afaristë, pronar plazhesh, përfaqësues të agjencive turistike etj, ku në stendat e panairit prezantojnë shërbimet e tyre para qytetarëve. Organizatorët e panairit edhe këtë vit kanë bërë përpjekje për të bashkuar sektorët e sportit dhe shëndetit. Në Panairin e Prishtinës prezantohen agjencia kombëtare e turizmit nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës etj. Për qytetin e Ulqinit dhe ulqinakët tregu i Kosovës është i një rëndësie të veçantë kur kemi parasysh faktin që numri më i madh turistëve që vizitojnë Ulqinin është nga Kosova.

Për Zërin e Turqisë nga Mal i Zi , përgatiti Vera Alibegu Katana



Lajme të ngjashme