Edi Rama për hapjen e negociadave me BE-në: Sot fitoi Shqipëria

Shqipëria, më në fund mori nga Komision Evropian rekomandimin për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Romana Vlahutin_Edi Rama.jpg
Romana Vlahutin_Ilir Meta.jpg
Ilir Meta_Millo Dukanovic_Gjukanoviq.jpg
Mimi Kodheli_Murat Ahmet Yörük.jpg
Ditmir Bushati_Arnavutluk Dışişleri Bakanı_azınlıklar.jpg
IHHNL_ALSAR_İşkodra yardımlar2.jpg

-KE hap dritën jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë

Komisioni Europian rekomandon që Bashkimi Europian të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ky dokument është pjesë e paketës së përvitshme të Bashkimit Europian për zgjerimin që u publikua më 17 prill në Strasburg dhe që përcakton sipas tyre se sa larg janë vendet joanëtare të BE-së të Ballkanit Perëndimor dhe Turqia në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjithashtu, draftdokumenti konfirmon se komisioni, për herë të parë, rekomandon hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE, që u bë një vend kandidat zyrtar i BE-së në 2014.

Dokumenti thekson se reforma e administratës publike ka qenë e konsoliduar, me qëllimin për të rritur profesionalizmin dhe depolitizimin e saj.

Ai shton gjithashtu se ”veprime të mëtejshme janë marrë për të përforcuar pavarësinë, efikasitetin dhe përgjegjësinë e institucioneve juridike, veçanërisht duke përparuar në zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse në drejtësi”.

Megjithatë, Komisioni Europian ka paralajmëruar se ”rezultate të vazhduara, konkrete dhe të prekshme për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jenë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë”.

Gjatë një konferencë për mediat, Përfaqësuesja e Lartë e BE për politikë të jashtme Federica Mogherini deklaroi se raporti është hartuar mbi bazën e meritës për secilin vend.

“…Sot, komisioni rekomandon që këshilli të vendosë që të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe me ish- republikën jugosllave të Maqedonisë. Po kështu po punojmë për një opinion për kërkesën e Bosnje-Hercegovinën dhe gjithashtu me autoritetet kosovare po punojmë për një progres të mëtejshëm në bazë të marrëveshjes stabilizim-asocimit që kemi me ta…”.

Nga ana e tij, komisioneri Hahn, ndërsa vlerësoi rolin e Shqipërisë u shpreh se vazhdimësia pozitive e Shqipërisë drejt anëtarësimit do të varret nga zbatimi i skuksesshëm i reformës në drejtësi dhe nga avancimi në 5 prioritetet kyresore.

“…Ka të bëjë me mbajtjen dhe shtimin e reformave kur flitet për Shqipërinë  dhe e kam fjalën për 5 prioritetet kyçe që kanë të bëjnë me administratën publike, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën në gjyqësor si dhe mbrojtjen e minoriteteve…”. 

Nga ana tjetër, Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin i është drejtuar tre institcioneve kryesore shqiptare për dorëzimin e progres-raportit.

Fillimisht ajo shkoi në kryeministri, ku ia dorëzoi kryeministrit Rama, më pas presidentit Ilir Meta. Ambasadorja Romana Vlahutin nga Presidenca për në Kryesinë e Kuvendit, ku edhe i dorëzoi këtë raport edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi

Presidenti Meta e cilësoi si një akt inkurajues, të shumëpritur dhe strategjik për të ardhmen evropiane të vendit. Presidenti e vlerësoi Komisionin si një mik të çmuar e të pakursyer të vendeve kandidate, duke u vetëdëshmuar një forcë e madhe tërheqëse drejt zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria kaloi një provim të vështirë me çeljen e negociatave, teksa e quajti vendimin më të rëndësishëm të 30 viteve. Ai shprehu mirënjohje edhe për qeveritë paraardhëse, ndërsa shtoi se qeveria e tij ia doli t'i japë vendit statusin në vitin e parë qeverisës dhe hapjen e negociatave në mandatin e dytë qeverisës.

"…Në vitin e parë të mandatit tonë të parë, ne e bëmë Shqipërinë vend kandidat për në Bashkimin Europian. Në vitin e parë të këtij mandati të dytë, ne sapo bëmë realitet marrjen e rekomandimit të pastër, të qartë, të drejtpërdrejtë, për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimit Europian.  

Këto nuk janë dhurata. Nuk janë as gjeste bujarie të Komisionit Europian ndaj Shqipërisë. Europa e Bashkuar nuk bën dhurata dhe Brukseli është një makineri e pamëshirshme që sheh dhe njeh vetëm meritat.

Rekomandimi për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, është njohja e meritave tona, në fushën e betejave të vështira për të bërë shtet, me reforma reale dhe luftë të vërtetë kundër armiqve të shoqërisë e të shtetit, krimit e korrupsionit…".

Ndërkohë, pasditen e së martës, në Tiranë ka mbërritur përfaqësuesja e lartë për politika e jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila në fillim ka darkuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Agjenda e takimeve të saja zyrtare  zhvillohen, sot, gjatë ditës së mërkurë, si dhe një konferencë shtypi me kreun e qeverisë, Rama.

Ndërkohë, kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe mePresidentin e Republikës, Ilir Meta dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në këtë takim, do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim,LSI, Monika Kryemadhi.

***

-Shqipëria mbështet operacionet ajrore të shteteve perëndimore në Siri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një deklaratën të tij ka mbështetur sulmin ushtarak në Siri.

Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së, Francës dhe Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Esadit.

Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare, por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën”, citohet në deklaratën e kreut të shtetit shqiptar.

Ndërsa, Ministria shqiptare e Mbrojtjes, ka shprehur mbështetjen për sulmet raketore ndaj Sirisë, për të shkatërruar bazat e armëve kimike. Sipas saj, sulmi i SHBA-së, Britanisë dhe Francës është përgjigjja e duhur ndaj një vendi që rrezikon sigurinë ndërkombëtare duke përdorur armë kimike.

“Shqipëria, si një vend anëtar i NATO-s, i vlerëson si të papranueshme përdorimin e armëve kimike, të cilat kanë marrë jetë njerëzish të pafajshëm. Këto veprime bien në kundërshtim të plotë me të gjitha konventat ndërkombëtare.

Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë konsideron se, përdorimi i armëve kimike rrezikon sigurinë dhe paqen ndërkombëtare. Ndaj dhe veprimi i SHBA dhe dy prej vendeve anëtare të NATO-s është përgjigjja e duhur në emër të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”.

***

-Ambasadori turk në Tiranë takim me kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme të Shqipërisë.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, është takuar me kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli.

Ambasadori turk gjatë takimit theksoi marrëdhëniet që i konsideron të shkëlqyera midis dy vendeve. Ai u shpreh se "…Misioni i tij ishte të çonte edhe më tej punën e bërë nga paraardhësit e tij nëpërmjet promovimit të projekteve konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe intensifikimit të marrëdhënieve politike", thuhet në njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Ambasadori Yörük i dorëzoi kryetares se Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, një letër nga homologu i saj turk, Volkan Bozkır, nëpërmjet të cilës fton Kodhelin dhe një delegacion nga ky komision të realizojnë një vizitë në Turqi.

Ndërsa, Kodheli falënderoi ambasadorin turk dhe pranoi me kënaqësi ftesën e kryetarit të Komisionit të Parlamentit Turk për Politikën e Jashtme. Ajo u shpreh se “…Shqipëria dhe Turqia kanë një partneritet dhe marrëdhënie të ngushta e të gjithanshme politike, ekonomike sikurse edhe në çështjet e sigurisë. Shkëmbimet dhe dialogu ndërparlamentar mund të luajnë një rol të veçantë për forcimin e tyre sikurse edhe të lidhjeve të miqësisë midis popujve tanë, tha Kodheli", theksohet në njoftimin e parlamentit shqiptar.

Më tej, theksohet se Yörük dhe Kodheli diskutuan mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis Turqisë dhe Shqipërisë në fusha të ndryshme, veçanërisht në atë të turizmit.

***

-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta uron Presidentin e zgjedhur të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Urime për fitoren bindëse që në raundin e parë të zgjedhjeve të djeshme(të dielën e kaluar) presidenciale në Mal të Zi. Ju uroj nga zemra shumë suksese në drejtimin e mëtejshëm e të suksesshëm të Malit të Zi.

Fitorja Juaj ishte një mbështetje e qartë për konsolidimin e orientimit euroatlantik dhe evropian të vendit, si dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal.

Jam i bindur se, gjatë mandatit Tuaj në drejtimin e Malit të Zi, marrëdhëniet e shkëlqyera e të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona do të forcohen dhe zgjerohen edhe më tej. Ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën time për të punuar ngushtë me Ju në të ardhmen, në dobi të forcimit të këtij bashkëpunimi, por edhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë të përbashkët, ku dy vendet tona po japin një shembull të shkëlqyer.

Me dëshirën për t’Ju takuar në një rast sa më të parë, ju lutem pranoni, Zoti President i Zgjedhur, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, mbaron urimin presidenti shqiptar, Meta për presidentin e zgjedhur, Gjukanoviq.

***

Ministri Bushati: Projekte specifike për pakicat kombëtare!

Pas miratimit të ligjit për pakicat kombëtare, qeveria shqiptare  ka vendosur që aktet nënligjore të mos i vendosë pa i diskutuar më parë me vetë pakicat e njohura. Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati theksoi se pavarësisht progresit që është bërë ka ende shumë detyra përpara si promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave.

“…Kemi shumë detyra përpara, fillimisht me ripërcaktimin e të gjithë arkitekturës në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të pakicave, bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe me përfaqësuesit kryesorë të pakicave të ndryshme në Shqipëri...”.

Bushati theksoi se ka diskutuar me Ministrat e Jashtëm të Malit të Zi dhe Serbisë për të ndërtuar projekte specifike që janë më të përshtatshme për karakteristikat që ka pakica në Shkodër.

***

-Dhurohen ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet në zonën e nën-Shkodrës

Në kuadër të angazhimeve për të ofruar mbështetjen e tij në ndihmë të banorëve të prekur nga fatkeqësia natyrore e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, Fondacioni ALSAR me partnerët e saj turq, në bashkëpunim me institucionin e Bashkisë së qytetit të Shkodrës, realizoi projektin e dhurimit të ndihmave humanitare të dërguara ngaOrganizata Ndërkombëtare e Ndihmave Humanitare ”IHHNL”, me qendër në Holandë, duke e konsideruar atë si një akt solidariteti human në ndihmë të 300familjeve të njësive administrative Ana e Malit dhe Bërdicë, Shkodër.

Ky kontingjent i ndihmave humanitare, konsistoi në dhurimin e një sasie prej 300 pakosh 17 kilogramëshe me artikuj të ndryshëm ushqimorë.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme