Shqipëri – Hapja e negociatave me BE-në, Vlahutin i dorëzon sot raportin parisë së shtetit

Shqipëria pritet të marrë sot rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në orën 16:00, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, do t’i dorëzojë Kryeministrit Edi Rama progresraportin e KE-së...

Shqipëri – Hapja e negociatave me BE-në, Vlahutin i dorëzon sot raportin parisë së shtetit

Shqipëria pritet të marrë sot rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian do të publikojë sot progresraportin për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që pjesë të këtij raporti janë zbardhur më herët nga mediat, ku konfirmohet rekomandimi i pakushtëzuar për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Pasditen e sotme, në orën 16:00, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, do t’i dorëzojë Kryeministrit Edi Rama progresraportin e KE-së.

Kurse në orën 17:00, ambasadorja Vlahutin do t’ i prezantojë raportin kreut të shtetit, Ilir Meta, gjatë një takimi në Presidencë.

Në orën 17:30-18:00, ambasadorja e BE-së në kryeqytetin shqiptar do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për dorëzimin e progresraportit.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme pritet të mbërrijë në Tiranë edhe shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, që do të zhvillojë të mërkurën disa takime me zyrtarë të lartë të vendit, pas dorëzimit të progresraportit të KE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit. /ATSH



Lajme të ngjashme