Maqedonia pret rekomandimin e BE-së për hapjen e negociatave

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani pret që raporti për progresin e Maqedonisë drejt BE-së të japë rekomandim të pastër për fillimin e negociatave dhe të jetë më i miri deri më tani.

Maqedonia pret rekomandimin e BE-së për hapjen e negociatave

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, i ngarkuar edhe për integrimin evropian të vendit, Bujar Osmani, pret që raporti për progresin e Maqedonisë drejt BE-së të japë rekomandim të pastër për fillimin e negociatave dhe të jetë më i miri deri më tani.

Ai i bëri thirrje edhe presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov që të lërë gjurmë pozitive në historinë e shtetit dhe ta nënshkruajë ligjin e gjuhëve.

Osmani u takua me Përfaqësuesen e Lartë të Politikës së Jashtme, Federica Mogherini, eurodeputetin Hans Van Balen si dhe me shefin e kabinetit të kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Kësaj here nuk është ekskluziv procesi i qeverisë, por i tërë shoqërisë, dhe paraqitja e opozitës në Parlament është kontributi i rëndësishëm në këtë proces që kërkon konsensus kombëtar”, deklaroi Osmani.

“Presim që kritikat të jenë më të vogla prej të gjitha raporteve deri më tani. Jo për shkak se Maqedonia nuk ka shumë për të bërë, megjithatë realisht Maqedonia ka bërë pak gabime në këtë periudhë. Edhe Komisioni Evropian këtë e sheh si angazhim, si vlera të cilat i ndajmë dhe këtë e vlerësojmë”, theksoi Osmani.

“Mbetet që presidenti i shtetit të reflektojë në muajt e fundit të mandatit të tij, të japë të paktën një shenjë se është faktor në kohezionin e shoqërisë, të lërë gjurmë për bashkëjetesë të mëtejshme, unitet të bashkësive dhe vetë shtetit”, shtoi ai.



Lajme të ngjashme