Shtatë kandidatë do të konkurrojnë për postin e presidentit të Malit të Zi në zgjedhjet e 15 prillit

Sondazhet përparësi i japin kandidatit të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) Millo Gjukanovi, kurse Presidenti në largim Filip Vujanvoiq vlerësohet si burrë shteti, i cili do të mbahet mend për përkrahjen që i ka dhënë vendimeve të vështira.

950131
Shtatë kandidatë do të konkurrojnë për postin e presidentit të Malit të Zi në zgjedhjet e 15 prillit
Filip Vujanoviq.jpg
Karadağ_Tuz_Mehmet Fatih_medrese_10.yıl 3.jpg
Karadağ_ülgün_ulqin şehri.jpg
Karadağ_Tuz_Mehmet Fatih_medrese_10.yıl.jpg

Kanë 11 mbetur edhe tre ditë kur në Mal të Zi do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Gara për postin më të lartë të shtetit tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare. Kandidatët kanë paralajmëruar konventat përmbyllëse, ndërkohë që ditën e diele 534.135 qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin presidentin e ri të Malit të Zi. Sondazhet e fundit nxjerrin fitues kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS)Millo Gjukanoviq. Këtij kandidati përkrahje i kanë dhënë edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili ka vlerësuar se fjala është për zgjedhje të qartë pro evropiane që garanton përparim dhe stabilitet të mëtejmë të rajonit. Sipas mediave në Mal të Zi Kryeministri Rama në një konferencë të partive socialiste është shprehur me vlerësime të larta për qeverisjen në Mal të Zi duke kërkuar që këto arritje të vazhdojnë.  Ndërkaq Kryeministri i Kosovës  Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi  që në zgjedhjet e 15 prillit të votojnë kandidatin Millo Gjukanvoiq. “Do të doja të bëja apel për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi që të përkrahin kandidaturën e Millo Gjukanoviq, pasi ai është person i cili e ka drejtuar vendin drejt Bashkimit Evropian “ka thënë Haradinaj. Ndërkohë presidenti në largim Filip Vujanoviq, i cili mori pjesë në ceremoninë e kremtes së Ditës së Ulqinit, duke iu drejtuar gazetarëve falënderoi të gjithë ata të cilët gjatë mandatit të tij 15 vjeçar i kanë ofruar përkrahje për punën e bërë duke nënvizuar se gjatë gjithë kohës ka punuar në dobi të gjithë qytetarëve të Malit të Zi. Por lind pyetja se për çfarë do të mbahet mend presidenti në largim. Analistët vërejnë se në planin e politikës së jashtme Vujanvoiq ka përkrahur të gjitha vendimet e vështira të shtetit. Njëri nga këto vendime është njohja e pavarësisë së Kosovës. Për këtë ai ka pasur ballafaqime dhe reagime të ashpra nga Beogradi ku njohjen e pavarësisë e kanë cilësuar si thikë pas shpine ndaj Serbisë. Kur është fjala për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, Vujanoviq ka pasur një qasje të matur, veçmas ndaj atyre të cilët e kanë kundërshtuar anëtarësimin e Malit të Zi në aleancën veri –atlantike. Gjithnjë sipas njohësve të situatave politike ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me zyrtarët e lartë të rajonit.  Ai është funksionari i vetëm nga shumica qeveritare që ka propozuar  shkurtimin e himnit shtetërorë për dy strofa. Gjatë mandatit 15 vjeçar, Vujanoviq do të mbahet mend për atë se kurrë nuk ka hyrë në grindje me kundërshtarët politik të partisë së tij. Filip Vujanvoiq ka qenë ndër të rrallët president  që rrugëve të Podgoricës dhe në stërvitje ka shkuar pa truproje.

                                                                    ***

Nënshkruhet marrëveshja e planit bilateral të bashkëpunimit për vitin 2018 midis Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë dhe Malit të Zi.       

Në Mal të Zi qëndroi për vizitë një delegacion i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, i kryesuar nga kundëradmirali Mehmet Sari. Fillimisht delegacioni turk u takua me përfaqësuesit e ministrisë së mbrojtjes së Malit të Zi. Alma Lulanaj, drejtore e përgjithshme në drejtorinë për resurse materiale i ka shprehur falënderime delegacionit turk për përkrahjen e gjithanshme që Republika e Turqisë i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Malit të Zi në realizimin e aspiratave euro- atlantike, të bindur se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes të dy anëtarëve të NATO-s do të avancohet edhe më shumë në të ardhmen. Znj. Lulanaj po ashtu ka njoftuar delegacionin me prioritetet e ministrisë me fokus të veçantë në modernizimin e ushtrisë së Malit të Zi në përputhje me standardet e NATO-s. Ajo edhe me këtë rast ka veçuar që marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes ndërmjet dy qeverive është platformë ideale për avancimin e mëtejshëm  në procesin e modernizimit dhe furnizimit të ushtrisë së Malit të Zi. Nga ana e tij, eprori i lartë turk Mehmet Sari veçoi se kjo vizitë është rast i mirë për definimin e modaliteteve të bashkëpunimit intensiv në fushën e mbrojtjes. Në fund të takimit kryeshefi i drejtorisë për bashkëpunim ndërkombëtar Andrej Lakiq dhe i dërguari i mbrojtjes së Turqisë kolonel Orbay Kilinç nënshkruan planin bilateral të bashkëpunimit për vitin 2018.        

                                                                    ***

Shënohet 10-vjetori i themelit të medresesë “Mehmet Fatih” në Tuz

Medreseja “Mehmet Fatih” në Tuz, me një ceremoni rasti shënoi dhjetëvjetorin e themelimit dhe përcjelljen e gjeneratës së shtatë të djemve dhe të tretë të vajzave maturantë të kësaj shkolle. Në solemnitet ishin të pranishëm zyrtarët më të lartë të Malit të Zi, Kryeministri Dushko Markoviq, ministrat e kabinetit qeveritar, Reisi i Bashkësisë islame të malit të Zi Rifat Fejziq, ambasadori i Turqisë në Mal të Zi, shkëlqesia e tij Serhat Galip etj. Në fjalën e rastit kryeministri i Malit të Zi Markoviq ka thënë se fillimi i punës së kësaj Medreseja në vitin 2008 flet qartë që islami si besim dhe myslimanët si bashkësi janë pranuar si pjesë e përgjithshme e pasurisë fetare dhe kulturore të Mali të Zi. “Arsimi kualitativ është një ndër faktorët më të rëndësishëm të përparimit të shoqërisë tonë në pikëpamjet ekonomike dhe demokratike. Qeveria vite me radhë i është përkushtuar sistemit arsimor, i cili secilit nxënës dhe studenti i mundëson arritjen e njohurive të nevojshme për sukses në punën profesionale”. Duke uruar 63 maturantët e Medresesë Mehmet Fatih Kryeministri Markoviq shtoi se puna e kësaj Medreseje dëshmon që Mali i Zi është shtet i demokracisë së ndërtuar dhe sistemit bashkëkohor të arsimit. Ndërkaq Reisi i Bashkësisë Islame të Malit të Zi Rifat Fejziq ka falënderuar Kryeministrin për prezencën e tij. “Kjo është fotografi që do ta dëshironin ta shihnin shtetet që thirren se janë djep i demokracisë, e demokracia sot është në Podgoricë, ku një kryeministër vjen në akademinë e medresesë, respektivisht në një shkollë fetare nga radhët e një populli pakicë. Për deri sa sot në rajon, në Mal të Zi dhe në Bashkimin Evropian, politikën e tyre e kurorëzojnë në ndasi dhe islamofobi ju keni dëshmuar që Mali i Zi është shtëpi e të gjithë qytetarëve të tij pa dallim feje dhe kombi”, ka veçuar Rifat Fejziq. Drejtori i Medresesë “Mehmet Fatih”, Fuad Çekiq tha se Medreseja promovon integrimin e fesë dhe shkencës, moralit dhe dijes në frymën e vlerave tradicionale të boshnjakëve , myslimanëve dhe shqiptarëve si popuj autokton në Mal të Zi.

                                                               ***

Fillim i mbarë i parasezonit turistik në Ulqin 

Për shkak të temperaturave të qëndrueshme dhe motit me diell, bregdeti i Ulqinit ka pasur një fluks të mysafirëve kryesisht nga Kosova, Shqipëria dhe disa vende të rajonit. Zakonisht në fund të muajit prill dhe fillim të majit hapen dhe objektet hoteliere. Mbi 30 plazhe në territorin e komunës së Ulqinit janë duke bërë përgatitjet e fundit për të hapur sezonin turistik. Nga kjo komunë paralajmërojnë një fluks të shtuar të turistëve, veçmas gjatë ditëve të majit. Organizata turistike, e cila ka vizituar disa panaire rajonale dhe ndërkombëtare premton një parasezon të mirë për nga numri i turistëve dhe aktivitete artistike.

- Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi, përgatiti Vera Alibegu Katana



Lajme të ngjashme