Turqia kontribuon në përmirësimin e trajnimit të personelit mjekësor shqiptar

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Universitetin e Trakias dhe Fondacionin ALSAR, organizojnë trajnime për mjekët dhe infermierët e urgjencave mjekësore në Shqipëri.

Turqia kontribuon në përmirësimin e trajnimit të personelit mjekësor shqiptar

Të premten ka filluar trajnimi për urgjencën mjekësore i organizuar nga Ambasada e Turqisë në Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Fondacionin ALSAR dhe Universitetin e Trakias.

Trajnimet organizohen në datat 6-7 prill në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore në Tiranë, ku marrin pjesë mbi 60 mjekë dhe infermierë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore në Shqipëri, në aktivitetin e hapjes së trajnimit theksoi se trajnimi i personelit mjekësor sjellë përmirësimin e kushteve në urgjencat mjekësore.

"Në bazë të marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Turqisë janë organizuar në vitet e fundit disa kurse trajnimi, që kanë sjellë përmirësimin e kushteve dhe në përmirësimin e trajnimit të personelit mjekësor, sidomos në fushën e urgjencës dhe në fusha të ndryshme të shëndetësisë. Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë. Shpresoj për bashkëpunime të tjera, që t'i shërbejnë qëllimit të përbashkët të përmirësimit të kushteve shëndetësore, por sidomos për fushën që ne mbulojmë, që është ajo e urgjencës mjekësore", u shreh Brataj.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, theksoi se mjekë dhe infermierë nga Shqipëria çdo vit janë pjesë e trajnimeve që organizohen në Turqi dhe çdo vit 100 shtetas shqiptarë shkojnë në Turqi për kurime falas.

"Turqit dhe shqiptarët kanë përjetuar bukurinë e të jetuarit së bashku për qindra vite në marrëdhënie të miqësisë dhe vëllazërisë së vërtetë. Me frymëzimin e marrë nga marrëdhëniet e thella nga e kaluara dhe nga aspekte të tjera, shpresojmë që marrëdhëniet tona mes dy vendeve t'i shndërrojmë në një të ardhme të përbashkët duke i kurorëzuar me bashkëpunime dhe projekte edhe më konkrete. Ne mbështesim dhe e vazhdojmë përfitimin e vendit mik dhe vëllazëror të Shqipërisënga zhvillimi i Turqisë në fushën e shëndetësisë. Në këtë drejtim, ne në Turqi e vazhdojmë trajnimin e mjekëve dhe infermierëve që vijnë nga Shqipëria dhe bursat përmes fakulteteve të mjekësisë.", tha ambasadori Yörük. 

I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryetari i Fondacioni Alternativa e së Ardhmes (ALSAR), Mehdi Gurra, i cili tha se ALSAR është pjesë mbështetëse për të realizuar trajnimin.

"Si organizatë kemi patur shumë kontakte me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë. Në vitin 2015 spitali nr.5 është furnizuar me bazë materiale nga fondacioni jonë dhe një pjesë e Spitalit Ushtarak. Jemi marrë kryesisht me ndihmat për fëmijët jetimë sepse jemi organizatë që mbështesim 3500 jetimë në Shqipëri, për problemet shëndetësore të tyre", u shpreh Gurra.

Në fokus të trajnimeve që organizohen në kuadër të Javës së Shëndetit, me pjesëmarrjen e profesorëve nga Turqia, do të jenë ndihma e parë për personat me sëmundjet e zemrës, ndihma e parë për personat e traumatizuar, ndihma paraspitalore për të traumatizuarit dhe ndihma e parë për të traumatizuarit në gjendje të rëndë.

Vlen të prëmendim se Turqia ka sjellë në Shqipëri edhe automjetin “Ambulanca Rozë - Skanues Kanceri", që ka ofruar për disa ditë shërbim pa pagesë për shtetaset femra për të kryer vizitat, për kancerin e gjirit dhe kancerin e qafës së mitrës (mamografi dhe paptest).

Në kuadër të kësaj Zëvëndësministri i shëndetësisë së Republikës së Turqisë, Ahmet Baha Ögutken së bashku me ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörükkanë vizituar zyrat e Fondacionit ALSAR. Gjatë takimit zv.ministri u informua rreth aktivitetit të fondacionit dhe u ra dakort për një bashkëpunim në fushën e mjeksisë për fëmijët jetim të mbështetur nga ALSAR.



Lajme të ngjashme