Kosovë – Haradinaj kërkon dorëheqjen e drejtorit të AKI-së dhe ministrit të Brendshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi të premten dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj...

Kosovë – Haradinaj kërkon dorëheqjen e drejtorit të AKI-së dhe ministrit të Brendshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi të premten dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Në një deklaratë për shtyp, Haradinaj u shpreh se “në bazë të kompetencave kushtetuese, si Kryeministër i Republikës së Kosovës, kam kërkuar lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj”.

“Operacioni i ndërprerjes së lejes së qëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin dhe pa lejen time si kryetar i qeverisë”, nënvizoi Haradinaj.

Të enjten, përmes një operacioni të ndërmarrë nga Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë (MIT) kundër strukturave ballkanike të organizatës terroriste gyleniste (FETO), në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës, u ndaluan dhe ekstraduan në Turqi 6 qytetarë turq, të dyshuar si drejtues të nivelit të lartë të këtij grupi terrorist.



Lajme të ngjashme