Greqi – Parlamenti shqyrton zgjatjen e paraburgimit për azilkërkuesit dhe personat e kërkuar

Drafti i propozuar në Parlament nga ministri grek i Drejtësisë ka të bëjë gjithashtu me puçistët turq të arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti të 15 korrikut 2016, afati i paraburgimit të së cilëve skadon brenda një muaji...

Greqi – Parlamenti shqyrton zgjatjen e paraburgimit për azilkërkuesit dhe personat e kërkuar

Qeveria greke po përgatitet të ndryshojë ligjin, që kufizon afatin e paraburgimit për azilkërkuesit e arrestuar ose personat e kërkuar nga vendet e tjera (ekstradim).

Drafti i propozuar në Parlament nga ministri i Drejtësisë, Transparencës dhe të Drejtave të Njeriut, Stavros Kontonis, ka të bëjë gjithashtu me puçistët turq të arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste gyleniste (FETO) më 15 korrik 2016, afati i paraburgimit të së cilëve skadon brenda një muaji.

Ky projektligj parashikon të zgjasë mbi 18 muaj afatin ligjor aktual të paraburgimit për qytetarët e vendeve të treta, që kërkohen për një vepër penale të caktuar.

Duke qenë se afati i paraburgimit administrativ për 8 puçistët turq, që janë arratisur në Greqi me helikopter pas tentativës për grusht shteti të FETO-s më 15 korrik 2016 dhe kanë kërkuar azil politik në këtë vend, ata mund të lihen të lirë.

Pas kundërshtimeve të Athinës zyrtare në lidhje me kërkesat e puçistëve turq për azil politik, u bë e ditur se vendimi mbi këtë çështje do të merrej nga Këshilli i Shtetit (Gjykata e Lartë Administrative) në Greqi më datë 4 maj.

Ndërkaq, drejtësia greke refuzoi brenda këtij muaji kërkesën e tretë të Turqisë për ekstradimin e 8 personave në fjalë.



Lajme të ngjashme