Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shqipëri – Nis Vettingu, shkarkohet gjyqtari Fatos Lulo i Kushtetueses

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Shqipëri vendosi të premten shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, që nuk justifikon burimin e pasurive të tij.

Shqipëri – Nis Vettingu, shkarkohet gjyqtari Fatos Lulo i Kushtetueses

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Shqipëri vendosi të premten shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, që nuk justifikon burimin e pasurive të tij.

Kryetarja e trupit gjykues, Genta Tafa, shpalli vendimin që bazohet në pikën 6, të nenit 55, të ligjit 84, viti 2016, për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Në përfundim të procesit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Fatos Lulo, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas kryetares së trupit gjykues, Genta Tafa, vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose komisioneri publik 15 ditë nga data e njoftimit. Ankimimi duhet të depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kjo ishte seanca e parë që zhvillohet në kuadër të Vettingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama e vlerësoi këtë zhvillim me një postim nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social "Twitter", ku u shpreh me fjalët: "Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma!"



Lajme të ngjashme