Demarkacioni lajm i mirë për Kosovën, Malin e Zi dhe mbarë rajonin

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka mirëpritur ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. Ai ka përgëzuar deputetët që me vota pro plotësuan një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave.

935997
Demarkacioni lajm i mirë për Kosovën, Malin e Zi dhe mbarë rajonin
Hashim Thaçi_Vujanoviq.jpg
Dushko Markoviq_Karadağ Başbakanı.jpg

Miratimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi nga kuvendi i Kosovës ishte temë shumë e diskutuar muajve të fundit në Mal të Zi. Miratimi i marrëveshjes së demarkacionit, pavarësisht përdorimit të gazit lot sjellës nga ana e opozitës në  Kosovë për të penguar votimin, u cilësua si hap i matur nga ana e shumicës në Parlamentin e Kosovës. Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes. Ai këtë e ka cilësuar si dëshmi e aftësive që çështjet me rënësi rajonale të zgjidhen vetë pa ndërmjetësimin e tjerëve. Markoviq ka thekuar se ky është lajm i mirë për raportet bilaterale, lajm i mirë për Kosovën dhe perspektivën evropiane të mbarë rajonit. Kosova me këtë vendim ka plotësuar njërin prej kritereve kryesorë për liberalizimin e vizave. Shpresojmë që kjo shumë shpejtë të realizohet në dobi të qytetarëve të Kosovës,  ka nënvizuar numri një i Qeverisë malazeze. Funksionari i lartë i Partisë demokratike të Socialistëve në pushtet (PDS) Miodrag Vukoviq ka thënë se ky është një lajm i mirë për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, lajm i mirë edhe për Malin e Zi që është partner në këtë akt juridik, por edhe lajm i mirë për mbarë rajonin dhe bashkësinë ndërkombëtare. Zvarritja e miratimit ka qenë krejtësisht e pa nevojshme ka nënvizuar Vukoviq. Te shtojmë se një pjesë e opozitës pro serbe në Mal të Zi të cilët fuqishëm kanë kundërshtuar njohjen e pavarësisë së Kosovës e kanë shfrytëzuar zvarritjen e miratimit së marrëveshjes së demarkacionit si argument që Kosova nuk meriton të njihet si shtet i pavarur ndërsa veprimet e Prishtinës zyrtare në rastin e demarkacionit i kanë cilësuar si mos respekt ndaj Malit të Zi. Ata kanë shkuar edhe më tej duke kërkuar që Qeveria malazeze të anuloj vendimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe të mbyllë ambasadën e saj në Prishtinë.

Përndryshe Mali i Zi që në fillim është treguar i gatshëm për të plotësuar kërkesat e palës kosovare. Këtë e dëshmon edhe nënshkrimi i deklaratës së përbashkët ndemjet dy presidentëve Vujanoviq- Thaçi, respektivisht aneks marrëveshjes për demarkacionin e kufirit. Kjo gjë nga pala malazeze u cilësua si hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve të mira bilaterale midis dy vendeve fqinje.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme