Mali i Zi po përballet me probleme nga përmbytjet

Për shkak të rritjes se nivelit të Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, rrezikohen nga përmbytjet vendbanime në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Mali i Zi po përballet me probleme nga përmbytjet

Si pasojë e shirave të shumtë rritjes së ujit ne Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna janë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Malit të Zi. Veçmas kanë pësuar vendet në kufi me Shqipërinë. Më e rënduar paraqitet situata në fshatrat kufitar të Ulqinit, por situata nuk është aspak më e mirë në Virpazar dhe disa vende të tjera. Këto zona po vuajnë nga përmbytjet të ardhura jo vetëm nga reshjet e shiut, por edhe si rrjedhojë e shkarkimeve të hidrocentraleve në Shqipëri. Disa rrugë janë të bllokuara duke bërë pothuajse të pamundur lëvizjen e kalimtarëve dhe të makinave për të shkuar në shtëpitë e tyre, të cilat janë të kërcënuara nga uji. Ata përdorin varka dhe pajisje të tjera lundruese. Ekipi i shtabit të emergjencës është në teren dhe po mbikëqyr situatës pasi ka parashikime se reshje te dendura do ët ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ekipet republikane janë në kontakt me homologët e tyre nga Shqipëria dhe koordinojnë punët, veçmas kur është në pyetje puna e shkarkimit të ujërave nga hidrocentralet. 

                                                                          ***  

Millo Gjukanoviq shpall kandidaturën për President të Malit të Zi

Millo Gjukanoviq do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve(PDS) të Malit të Zi në zgjedhjet presidenciale të 15 prillit. Ky ishte vendim unanim i kryesisë dhe këshillit qendrorë të partisë në pushtet. Në konferencën me gazetarë që u mbajt pas mbledhjes së këshillit qendrorë Gjukanvoiq tha se është i nderuar me propozimin që i është bërë, por nënvizoi se orientimi i tij personal ka qenë diçka tjetër. Ai ka thënë se Mali i Zi do të luajë rolin e promotorit të Integrimeve evropiane në Rajon. Ai është shprehur optimist dhe pret fitore që në raundin e parë dhe menjëherë pas fitores,- siç ka thënë,- do të jetë në gjendje që me Qeverinë dhe sistemin e gjyqësorit  Mali i Zi të vazhdojë proceset demokratike. Njohësit e situatave politike zgjedhjet presidenciale të 15 prillit në Mal të Zi i cilësojnë si shumë të rëndësishme. Sipas tyre këto zgjedhje do të vendosin a do të mbetet Mali i Zi në kursin perëndimorë, apo do të pozicionohet në një formë tjetër në orbitën e Rusisë. Përndryshe Millo Gjukanoviq për herë të parë në postin e Kryeministrit u zgjodh në vitin 1991. Ai është nismëtar i rëndësishëm i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe është mbështetës i zjarrtë i anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Evropian. Mali i Zi është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) që nga viti 2012. Gjukanoviq 56 vjeçar është veteran i politikës së Malit të Zi, i cili po e drejton vendin për një çerek shekulli.

                                                                     ***

Përfaqësues të vendeve të NATOS takohen në një panel pune Podgoricë

Në Podgoricë filloi punimet paneli tre ditorë i NATO-s, i cili ku në fokus ka mbrojtjen kundërajrore me raketa (Panel on Air Missile Defence – PAMD). Ky panel është një nga trupat punues të komitetit të mbrojtjes kundër ajrore, i cili është i ngarkuar për përgatitjen e dokumenteve nga kompetencat e komitetit AMDC. Në takim marrin pjesë përfaqësues të vendeve anëtare të NATO-s, autoritete ushtarake si dhe organizata profesionale që merren me mbrojtjen kundërajrore dhe mbrojtjen me raketa. Paneli do të ketë dy aktivitete: takimin plenar të pranverës dhe punëtorinë. Takimi plenar është një rast i mirë që të shihen rezultatet e punës nga takimi i fundit dhe të caktohen detyrat, me të cilat komiteti i panelit do të merret në periudhën e ardhshme. Ndërkohë që punëtoria do ti kushtohet studimit të forcave të përbashkëta ajrore. (Joined Air Power Following The 2016 Warsaw Summit – Urgent Priorities). Pjesëmarrësit e panelit do të vizitojnë repartin e mbrojtjes kundër ajrore të ushtrisë së Malit të Zi dhe qendrën operative, që do të jetë pjesë e NATO-s, e sistemit integrues kundër ajrorë dhe mbrojtjes me raketa.        

                                                                   ***

Darmanoviq në Sarajevë: “Mali i Zi i pari do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”

Ministri i jashtëm i Malit të Zi Srgjan Darmanoviq mori pjesë në takimin e shefave të jashtëm të Ballkanit perëndimor (WB6) që u mbajt në Sarajevë. Në këtë takim u bë fjalë për rezultatet e arritura në vendet e rajonit në procesin e integrimeve evropiane dhe realizimi i përfundimeve të samitit të Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin perëndimorë në kontestin e strategjisë së miratuar nga ana e komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Duke folur për rezultatet e Malit të Zi në rrugën drejt integrimit Ministri Darmanoviq tha se edhe përkundër sfidave me të cilat ballafaqohet Mali i Zi ai qëndron fuqishëm në idenë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe është i orientuar në realizimin e aktiviteteve të reformave me qëllim të rrumbullakosjes së procesit dhe në këtë formë të jetë vendi i parë që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Ai nënvizoi se strategjia e publikuar e Bashkimit Evropian për zgjerimin e Ballkanit perëndimorë është stimul shtesë për vendet e rajonit që edhe më fuqishëm të përkushtohen drejt integrimeve evropiane si prioritete të politikës së brendshme që është garant i stabilitetit, prosperitetit ekonomik dhe i vlerave ekonomike. Gjatë qëndrimit në Sarajeve shefi i diplomacisë malazeze mori pjesë edhe në konferencën e ministrave të Fondit për Ballkanin Perëndimor (WBF). Në këtë konferencë ministrat shkëmbyen mendime për punën e deritanishme me theks të veçantë në aktivitetin e projekteve dhe kornizave financiare të funksionimit të fondit. Darmanoviq nënvizoi se Mali i Zi fuqishëm është përkushtuar promovimit të bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të fqinjësisë së mirë andaj është me rendësi që vendet e Ballkanit Perëndimorë kanë njohur bashkëpunim dhe janë ngushtësisht të lidhura për ruajtjen e stabilitetit. Sipas tij Fondi për Ballkanin Perëndimor edhe në të ardhmen do të e jetë shembull i mirë për bashkëpunimin ndërmjet  vendeve dhe hapësirë për diskutime dhe ndërtim të partneritetit të fuqishëm. “Kemi besim që përmes dialogut të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të orientohen drejt dhe qartë në punën e tyre,- tha shefi i diplomacisë malazeze Srgjan Darmanoviq.

                                                                 ***

Bashkëpunim në fushën e kulturës midis Malit të Zi dhe Shqipërisë

Ministri i kulturës i Malit të Zi Aleksandar Bogdanoviq ka vizituar panairin librit në Lajpcig të Gjermanisë ku është takuar me ministren e kulturës së Shqipërisë Mirela Kumbaro Furxhi. Në takim u diskutua mbi projekte të përbashkëta siç janë projektet IPA në bashkëpunim me partnerët italian. Dy ministrat kanë shprehur angazhimin dhe gatishmërinë për komunikime të mëtejshme dhe bashkëpunim jo vetëm të dy ministrive por edhe institucioneve të artit dhe kulturës me synimin e një takimi, i cili do të realizohet në Cetinjë. Në Panairin e Lajpcigut vëmendje e veçantë i është kushtuar takimeve ku është bërë fjalë për rrjetin evropian për libra dhe letërsi “TRADUKI”, ku krahas Gjermanisë, Zvicrës dhe Lihtejnshtajnit janë të anëtarësuar pothuajse të gjitha vendet nga Evropa juglindore. Programi për mbështetje për përkthim të belitristikës letërsisë bashkëkohore profesionale për fëmijë dhe të rinj nga shekulli XX dhe XXI TRADUKI e mbështet këmbimin midis vendeve pjesëmarrëse. Vëmendje e posaçme u është kushtuar përkthyesve të cilët paraqesin ndërmjetësues të rëndësishëm kulturorë. Në këtë drejtim viteve të fundit dhe në Mal të Zi botohen dhe përkthehen autor të afirmuar të letërsisë shqipe dhe anasjelltas.

                                                              ***

Bashkësia Islame organizon program fetar me rastin e muajve të mëdhenj 

Bashkësia islame në Mal të Zi në bashkëpunim me Mexhlisin e Bashkësisë Islame të Ulqinit më 23 mars të këtij viti, në Qendrën Kulturore organizojnë program fetar të titulluar “Mirë se vini muajt e bekuar” në prag të muajve Rexhep, Shaban dhe Ramazan. Ligjërues i mbrëmjes është teologu nga Prishtina Mustafa Havolli, lexim Kurani Hafiz Hakim Ilazi, ndërsa ilahitë do të interpretoj Fahrudin Jashari. Në program do të marrë pjesë edhe kori i medresesë “Mehmet Fatih” dhe fëmijët e kopshtit “Xixëllonjat”.

- Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi, përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme