Gjuha shqipe dhe kremtimi i 7 Marsit në Mal të Zi

Me aktivitete të ndryshme kulturore edhe shqiptarët e Malit të Zi kremtojnë festën e mësuesit. Këtë festë të arsimit shqip tashmë tradicionalisht e shënon Këshilli kombëtarë i shqiptarëve në Mal të Zi.

Gjuha shqipe dhe kremtimi i 7 Marsit në Mal të Zi

Në trevat ku jetojnë  shqiptarët në Mal te Zi ç’do vit kremtohet  Shtatë Marsi Dita e Mësuesit. Kjo ditë  shënohet me aktivitete te ndryshme  kulturore që organizon  Këshilli kombëtar i shqiptareve apo subjektet shqiptare që veprojnë në Mal te Zi. Shkolla shqipe në Mal të Zi, ka një histori të veçante e kjo histori  është e njohur nëpërmes monografive, studimeve dhe librave të shumtë që janë shkruar për  shkollën, për  mësimdhënësit  ndër vite  por edhe për ata qe e mbajtën gjallë atë. Sot  arsimi fillorë në gjuhën shqipe në Mal të Zi realizohet në 12 shkolla fillore, në Ulqin, Tuz, Plavë, Tivar e Rozhajë. Arsimi i mesëm  realizohet në katër  institucione të arsimit të mesëm në Tuz, Plavë, në Ulqin, ndërkohe që nga viti 2004 ekziston  dhe dega  e mësuesisë në gjuhen shqipe në Universitetin e Malit të Zi.

Pozita e grave shqiptare në Mal të Zi lë për të dëshiruar

Në ditën ndërkombëtare të gruas në Parlamentin e Malit të Zi  u tubuan dhjetëra gra intelektuale të angazhuara në politikë, sektorin jo qeveritarë etj. të cilat patën rast t’i drejtojnë pyetje ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të  Malit të Zi. Zonja Hatixhe Gjoni nënkryetare e Unionit Demokratik të shqiptarëve dhe nënkryetare e komunës së Ulqinit në një intervistë për Zërin e Turqisë, thotë se pozita e gruas shqiptare në shoqërinë malazeze me gjithë evolucionin politik e social vazhdon të mos jetë  në nivelin e duhur. Gratë shqiptarë në Mal të Zi përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme sa i përket arritjeve të tyre në pozitat udhëheqëse. Ajo thotë se kemi ligje për barazi gjinore e kundër diskriminimit të ligjit zgjedhorë të cilët krijojnë mundësinë e përfshirjes se gruas në politike dhe përfaqësimin e sajë por kur puna vjen për postet udhëheqëse, gruaja has në pengesa.

Gratë shqiptare në Mal të Zi ende pa pozita drejtuese në institucionet vendore dhe shtetërore

H. Gjoni:  “Kur është në pyetje arsimimi i femrës mund të them se ai ka arritur një shkallë të lartë ne ç’do segment arsimi dhe në ç’do degë të arsimit andaj mund të them se në këtë drejtim nuk ngec ndaj botës mashkullore. Arsimimi i jep mundësi që të arrijë suksese në profesion po edhe në jetën e përditshme. Mirëpo shqetëson fakti se ende nuk janë arrite standardet e Evropës por as ato të Malit të Zi si shtet ku jetojmë . E mos të flasim për Shqipërinë ose Kosovën. Këtë çfarë them e bazoj edhe me shifra dhe statistika të cilat i analizoj kohë pas kohe. Them së arsyeja qëndron në faktin se ende ka pengesa të cilat e ndalojnë që të marrë pozicione në jetën shoqërore, të cilat i takojnë në ç’do aspekt. Them se kërkohet angazhim më i madh i gruas shqiptare në Mal të Zi si në politikë ashtu edhe në sferën publike sepse nëse ajo nuk angazhohet vetë të marrë atë çfarë i takon, atëherë është shumë vështirë të presësh që dikush tjetër  të punoj në këtë drejtim” .

Në pyetjen se sa është i vështirë angazhimi në politikë i femrës shqiptare në Mal të Zi z. Gjoni tha se është shumë i vështirë sepse ajo duhet të angazhohet që të bëjë ndryshime si në sferën kombëtare për popullin të cilit ajo i takon si pakicë në Mal të Zi por edhe në jetë e përgjithshme të vendit. 

H. Gjoni:  “Ne ende nuk kemi liderë shqiptare në subjektet politike, nuk kemi kryetare komunash, deputetë e mos të flasim për ministre apo poste më të larta shtetërore. Po ashtu shqetëson fakti se femra shqiptare nuk është e përfshirë as në postet drejtuese  në shkollat fillore dhe gjimnaze në Ulqin pavarësisht që femra përbën numrin më të madh të punësuarve në ato kolektive. Mund të them lirisht  se edhe në këtë sferë femra shqiptare është e anashkaluar kur dihet fakti që në disa raste ka pasur të interesuara për të konkurruar si drejtoresha shkollash dhe kërkesat e tyre janë hedhur poshtë.  Andaj them se 8 Marsi nuk duhet të jetë vetëm ditë festive për ne femrat shqiptare në Mal të Zi por edhe ditë që na inspiron na jep elan dhe vizione të reja dhe kurajo më të madh për të marrë atë çfarë na takon në këtë shoqëri”.

Vlerësohen lartë marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Selisë së Shenjtë në Vatikan

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Zoran Pazhin qëndroi për një vizitë pune në Vatikan ku u takua me sekretarin shtetërorë Kardinalin Pietro Parolini. Në takim u vlerësuan lartë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Malit të Zi dhe Selisë së shenjtë. U tha që të dy vendet  ndajnë pasuritë themelore të civilizimit pasurin e paqes dhe drejtësinë të cilat paraqesin bazë për bashkëpunim të mëtejshëm në interes të përbashkët. Pritet që gjatë këtij viti për të parën herë Mali i Zi ta vizitojë sekretari i shtetit e kjo vizitë do ti jap një impuls shtesë zhvillimit të bashkëpunimit në frymën e lidhjeve miqësore ndërmjet Malit të Zi dhe Selisë së Shenjtë. 

Kamping turizmi në natyrë gjithnjë e më tërheqës për turistët

Organizata turistike e Ulqinit, në bashkëpunim me organizatën nacionale turistike të Malit të Zi prezantuan ofertën turistike në panairin e turizmit “Fre.e” në Mynih të Gjermanisë.  Organizata turistike e Ulqinit merr pjesë për herë të parë në këtë panair e vizitorët kanë pasur mundësi të njihen me mundësitë e turizmit malorë, çiklizëm, kite surfing, kampingut dhe ofertën kulturore të Ulqinit. Drejtuesit e Organizatës turistike të Ulqinit shprehen të kënaqur me këtë pjesëmarrje sepse turistët gjerman kane shprehur interesim tejet të madh për ofertën e kampingut ku Ulqini është një destinacion ideal për adhuruesit e natyrës dhe kamping turizmit. Kur është në pyetje tregu gjerman, dëshira për udhëtime është gjithnjë e në rritje ku sipas hulumtimeve që ka bërë shoqata gjermane  e pushimeve dhe udhëtimeve (FUR) numri i udhëtimeve në vitin 2017 ka qenë rreth 69 milion, për derisa turistët gjerman kanë shpenzuar 69 miliardë euro për pushime dhe udhëtime.  Përndryshe panairi i Mynihut  grumbullon ç’do vit me shumë se 1.300 ekspozues nga e gjithë bota.

Promovohet libri i autorit Omer Kajoshaj

Bashkësia Islame e Malit të Zi në bashkëpunim me mexhlisin e bashkësisë islame të Ulqinit dhe Shoqatën joqeveritare Horizonti organizojnë promovimin e librit “Në agim të ditës së zgjedhur “ të autorit Omer Kajoshaj. Për librin në fjalë do të flasin Dr.Bahri Brisku, Muhamet Nikaj dhe Haxhi Shabani. Përndryshe Bashkësia  Islame e Ulqinit e drejtuar nga krye imami Ali Bardhi është shumë aktive në organizimin e mbrëmjeve fetare dhe promovimin e librave të autorëve të ndryshëm  në Ulqin.   

 

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi, përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme