Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Juncker: Serbia në Bashkimin Evropian vetëm pas zgjidhjes së problemit me Kosovën

Një marrëveshje e detyrueshme dhe e ligjshme me Prishtinën është pengesa kryesore në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, deklaroi Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç...

Juncker: Serbia në Bashkimin Evropian vetëm pas zgjidhjes së problemit me Kosovën

Një marrëveshje e detyrueshme dhe e ligjshme me Prishtinën është pengesa kryesore në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, deklaroi Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Duke folur me gazetarët, pas takimit me Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe eurokomisarin për Zgjerimin, Johannes Hahn, ai shtoi se kishte diskutuar edhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës.

“Ne e dimë se kemi përpara një detyrë shumë të vështirë, por ajo që do të zgjedhim në fund është çështja jonë e brendshme”, theksoi Vuçiç.

“Ekziston gjithashtu marrëveshja detyruese me Prishtinën”, tha Juncker duke shtuar se ai e di që kjo është e vështirë, por ka besim se Beogradi do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve rajonale.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë në radhët e tij vendet, të cilat nuk kanë zgjidhur kontestet territoriale.

“Serbia e mirëpret strategjinë e BE-së për zgjerim, të prezantuar nga Komisioni Evropian në fillim të këtij muaji, pasi është një inkurajim për ne që të punojmë më shpejt për reformat në vendin dhe shoqërinë tonë”, deklaroi Vuçiç.

Në një konferencë për shtyp pas takimit me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claunde Juncker, Vuçiç tha se “vizita e Juncker në Beograd është një nxitje e rëndësishme për Serbinë që të vazhdojë reformat në procesin e aderimit në BE, si dhe të vazhdojë të ndryshojë për t’u bërë pjesë e shoqërisë që dëshiron t’i përkasë”.

Vuçiç theksoi se “2025-a nuk është një datë e garantuar për hyrjen e Serbisë në BE, por një vit që nëse mbarojmë gjithçka që duhet të përfundojmë, mund të jetë viti i hyrjes sonë në familjen e kombeve evropiane”.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, deklaroi të hënën gjatë një konference për shtyp të përbashkët me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç,  se “Serbia ka përmbushur një pjesë të madhe të rrugës për në BE”.

“Ka ende probleme në çështjet e shtetit të së drejtës dhe disa gjëra në drejtësi duhet të korrektohen, por është bërë një progres i madh”, tha ai. /ATSH



Lajme të ngjashme