Kryetari i Komisionit Evropian viziton Shqipërinë

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pati një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kryetari i Komisionit Evropian viziton Shqipërinë

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pati një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Pas takimit të zhvilluar në kryeqytetin Tiranë, Juncker dhe Rama organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.

 

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se Ballkani Perëndimor dhe veçanërisht Shqipëria janë vende mike, aleate dhe partnerë, që kanë një perspektivë evropiane.

Juncker theksoi se Shqipëria me reforma strukturore të ndërmarra në shumë fusha po vazhdon të avancojë me progrese.

“Inkurajoj Shqipërinë të vazhdojë reformat e rëndësishme që janë ndërmarrë sidomos në luftën kundër krimit dhe organizimit të gjyqësorit. Ne do të jemi përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar të përgatitet për anëtarësim në BE", tha Juncker.

Duke e vënë në dukje se Shqipëria deri në datën e anëtarësimit duhet ti zgjidh të gjitha problemet kufitare me fqinjët e saj, Juncker tha se përkrahë përpjekjet e Shqipërisë për përmirësimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit.

Ai gjithashtu nënvizoi se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.

“Reformat e integrimit janë të nevojshme, sepse Shqipëria e do këtë dhe ky është obligimi ynë ndaj gjeneratave të ardhshme”, deklaroi Juncker.

Ndërkaq Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vuri në dukej se janë duke bërë përpjekje për ndërtimin e një Shqipërie evropiane, ndërsa shtoi se fillimi i negociatave përbënë hapjen e një kapitulli të ri përpjekjesh, në rrugën e reformave për anëtarësimin e plotë të vendit në BE.



Lajme të ngjashme