Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Mogherini: BE-ja mirëpret bisedimet e Athinës me Tiranën dhe Shkupin

“Mogherini i mirëpriti bisedimet që po zhvillon Athina me Tiranën dhe Shkupin duke e cilësuar Greqinë si një vend kyç për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor”, raporton media greke...

Mogherini: BE-ja mirëpret bisedimet e Athinës me Tiranën dhe Shkupin

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, theksoi të premten rëndësinë që kanë për integrimin në BE të Maqedonisë dhe Shqipërisë bisedimet, të cilat po zhvillohen për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes këtyre dy vendeve dhe Greqisë, në një takim në Bruksel me Kryeministrin grek, Alexis Tsipras.

“Mogherini i mirëpriti bisedimet që po zhvillon Athina me Tiranën dhe Shkupin duke e cilësuar Greqinë si një vend kyç për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor”, raporton media greke.

Sipas të njëjtave burime, “Mogherini i paraqiti si një parakusht për prespektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme dypalëshe”.

Ndërkohë pritet të zhvillohet një turne vizitash në Ballkanin Perëndimor nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe përfaqësueses së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, ku do të prezantohet edhe prespektiva evropiane për këtë rajon. /ATSH



Lajme të ngjashme