Shqipëri – Saranda mes 10 destinacioneve evropiane për verën e vitit 2018

Saranda, qytet në gjirin e detit Jon, konsiderohet si një nga vendet më të bukura të rivierës shqiptare dhe nga destinacionet më argëtuese...

Shqipëri – Saranda mes 10 destinacioneve evropiane për verën e vitit 2018

Saranda, qytet në gjirin e detit Jon, konsiderohet si një nga vendet më të bukura të rivierës shqiptare dhe nga destinacionet më argëtuese.

Ky qytet, i cili ka marrë emrin e Manastirit të 40 Shenjtorëve, njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin e kristaltë.

Plazhi i pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një manastir, plazhi i pasqyrave, i Ksamilit, etj., ofrojnë pushime mbresëlënëse për turistët vendas e të huaj gjatë verës.

I quajtur “qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet edhe për historinë dhe kulturën e saj: E magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit ngjall kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.

Në një artikull të botuar nga revista italiane "Donna Moderna", Saranda renditet ndër 10 qytetet evropiane si destinacione të verës 2018.

– Saranda, Shqipëri: Rriten prenotimet për këtë vend të mrekullueshëm me diell dhe det. Më mirë të përfitoni shpejt, para se të përfundojnë rezervimet.

– Sevilja, Spanjë: Dinamike dhe në evolucion, e impenjuar për të vlerësuar historinë e saj.

– Liqeni i Lucernës, Zvicër: Një perlë e vërtetë, e vendosur mes katër kantoneve.

– Republikat baltike (Estoni, Letoni Lituani): Një itinerar i mahnitshëm dhe me çmime të ulëta mes arkitekturës, gastronomisë dhe kulturës.

– Tbilis, Gjerogji: Një vend që shikon drejt së ardhmes me vetëdijen e traditave të tij.

– Danzicë, Poloni: Më pak e njohur se Varshava ose Krakova, por për t'u zbuluar për bregdetin e saj të mrekullueshëm.

– La Valetë, Maltë: Kryeqytet i kulturës 2018! Gati për festivalin, bienalin e artit, muzikën, por mbi të gjitha diell dhe det.

– Alip Zhyli, Slloveni: Një parajsë për të pasionuarit e natyrës në një cep të Evropës, ndonjëherë e lënë pas dore.

– Porto, Portugali: Qendër dinamike artistike, kulturore dhe kulinare, me çmime ende të arsyeshme.

– Matera (Bazilikata), Itali: Gazeta "New York Times" e cilëson "një nga sekretet e ruajtura më mirë të Italisë". /ATSH



Lajme të ngjashme