Hahn: Komisioni Evropian do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Komisioni Evropian do t’u rekomandojë vendeve anëtare gjatë javëve në vijim që të hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Meqedoninë, shkruan gazeta gjermane "Die Welt"...

916649
Hahn: Komisioni Evropian do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Komisioni Evropian do t’u rekomandojë vendeve anëtare gjatë javëve në vijim që të hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Meqedoninë, shkruan gazeta gjermane "Die Welt".

Këtë zhvillim e ka paralajmëruar komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

"Komisioni Evropian ka si qëllim të rekomandojë negociatat për pranim edhe për dy vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian shpejt do t’u rekomandojë vendeve anëtare, me shumë gjasa deri në verë, që të hapin negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë”, deklaroi Johannes Hahn.

"Popujt e dy vendeve e meritojnë një perspektivë konkrete evropiane", tha Hahn.

"Ne besojmë se dy vendet kanë kryer reforma të rëndësishme në të kaluarën dhe janë gati për këtë hap", shtoi ai duke nënvizuar se Shqipëria ka bërë shumë në luftën kundër krimit të organizuar.

Rekomandimi i Komisionit Evropian është një parakusht i domosdoshëm për vendimin e shteteve anëtare për hapjen e negociatave. /
ATSH



Lajme të ngjashme