Presidenti Ilir Meta uron homologun e tij kosovar Hashim Thaçi me rastin e festës së pavarësisë

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti Ilir Meta uron homologun e tij kosovar Hashim Thaçi me rastin e festës së pavarësisë

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në mesazhin drejtuar homologut të tij Thaçi, Meta vë theksin tek përparimi që ka bërë Kosova që nga shpallja e pavarësisë, thuhet në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë.

“Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, urimet më të ngrohta e vëllazërore. Në këtë dekadë të parë si shtet i pavarur dhe sovran, ndajmë me ju krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë në të gjithë elementët shtetndërtues dhe të përfaqësimit të saj dinjitoz në botë”, u shpreh Meta.

Për marrëdhëniet midis dy vendeve, Meta thekson: “Jam gjithashtu i entuziazmuar që marrëdhëniet tona vëllazërore dhe ndërshtetërore janë në nivelet më të larta të bashkëpunimit, dhe janë konsoliduar në shtratin e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike, përkrah partnerëve tanë strategjikë”.

Në përfundim të mesazhit të tij, Meta thekson se të gjitha institucionet e Shqipërisë do të mbështetin gjithmonë iniciativat që fuqizojnë institucionet, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Mesazhe urimi për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka patur edhe nga drejtues dhe zyrtarë të tjerë të Shqipërisë. (AA)



Lajme të ngjashme