Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Vazhdojnë takimet për çështjen e emrit të Maqedonisë

Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev do të takohen me liderët parlamentarë dhe aktorët e tjerë politikë në Athinë dhe Shkup, disa ditë përpara takimit me të dërguarin e OKB-së, Mathew Nimetz mbi mosmarrëveshjet për emrin, më 29 janar dhe 1 shkurt.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev do të diskutojnë strategjinë politike me liderët në vendet e tyre përkatëse, përpara një përpjekjeje të re për të zgjidhur një mosmarrëveshje afatgjatë mbi emrin e Maqedonisë.

Ata do të paraqesin planet e tyre mes kundërshtimeve të forta nga nacionalistët, në të dyja anët e kufirit.

Vendi i vogël i Ballkanit është njohur si Republika Socialiste e Maqedonisë deri në vitin 1991, kur ajo u shpall e pavarur.

Që atëherë, është përdorur versioni i shkurtuar i emrit, duke shkaktuar mosmarrëveshje midis dy vendeve, pasi edhe një rajon në Greqinë veriore mban emrin “Maqedoni”.

Si rezultat i tensioneve mes dy vendeve mbi çështjen e emrit , Maqedonia ka patur pengesa mbi anëtarësimin e saj në NATO dhe bisedimet e pranimit në BE.

Përpjekjet për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë kanë qenë më efikase pas ardhjes në pushtet të socialdemokratëve të Zaev, në maj.

Gjatë bisedimeve , ndërmjetësi i OKB-së, Matthew Nimetz ka propozuar pesë emra për ish-Republikën Jugosllave.

Secili prej tyre përmban emrin Maqedoni, por i është vendsour një term tjetër shtesë për ta ndarë atë nga provinca greke, si “E Epërme”, “Veriore” ose “E Re”. (ATSH)

Lajme të ngjashme