Shefi i NATO-s bëri deklarata optimiste në Shkup

Para selisë së NATO-s ende ka vend për flamuj të rinj, porositi në fjalimin para deputetëve në parlamentin maqedonas, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, i cili theksoi se dera e NATO-s mbetet e hapur për anëtarë të rinj.

nato genel sekreteri stoltenberg makedonya-da.jpg
jens stoltenberg-zoran zaev2.jpg
jens stoltenberg-talat xhaferi.jpg
jens stoltenberg-radmila sekerinska.jpg
jens stoltenberg-zoran zaev.jpg
jens stoltenberg-radmila sekerinska2.jpg

“Duke e parë flamurin e Malit të Zi si u valëvit për herë të parë para selisë së NATO-s vitin e kaluar, këtë e ndiej si moment shumë të rëndësishëm. Ende ka vend për shumë flamuj para selisë së NATO-s. Vendet anëtare janë inspiruar nga përkushtimi dhe entuziazmi juaj për hyrjen në Aleancë, ndërsa NATO-ja dëshiron që të keni sukses”, tha Stoltenberg.

Ai përshëndeti qeverinë maqedonase dhe përpjekjet e saj për zgjidhjen e kontestit me Greqinë për emrin dhe e inkurajoi ta vazhdojë këtë rrugë.

“E përshëndes vullnetin e qeverisë suaj, e cila është e vendosur për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Takimi i djeshëm i negociatorëve nën mbështetjen e OKB-së në Nju-Jork është edhe një hap i rëndësishëm për përparimin e mëtejshëm”, shtoi ai.



Lajme të ngjashme