Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

I dërguar i OKB-së propozon pesë alternativa për emrin e Maqedonisë

I dërguari personal i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Matthew Nimetz, thuhet se u ka propozuar delegacioneve të të dy vendeve, gjatë bisedimeve që po zhvillohen në Nju Jork, pesë alternativa për emrin.

bm.jpg
10-11/Files/UploadedImages/4771759matthewnimetzmakedonya.jpg

Athina dhe Shkupi mund të jenë afër fundit të mosmarrëveshjes së tyre prej një çerek shekulli lidhur me emrin zyrtar të Maqedonisë.

I dërguari personal i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Matthew Nimetz, thuhet se u ka propozuar delegacioneve të të dy vendeve, gjatë bisedimeve që po zhvillohen në Nju-Jork, pesë alternativa për emrin.

Sipas medias maqedonase, që dje u citua nga ajo greke, emrat e propozuar janë të gjithë të paraprira nga termi “Republika e”.

Ato janë Maqedonia e Re, Maqedonia e Veriut, Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Vardarit dhe Maqedonia e Shkupit.

Edhe pse Nimetz ka thënë se procesi është duke shkuar në drejtimin e duhur, negociuesi i Maqedonisë, Vasko Naumovski, i ka cilësuar propozimet e paraqitura nga ndërmjetësi i OKB-së si alternativa “larg një zgjidhjeje dinjitoze”.

Athina nuk dëshiron që fqinji i saj të ketë emrin Maqedoni për shkak të ekzistencës së një rajoni në Greqi me të njëjtin emër. (ATSH)



Lajme të ngjashme