Tirana zyrtare përshëndet votimin e gjuhës shqipe në Maqedoni

Miratimi nga Parlamenti maqedonas i ligjit për gjuhën shqipe është përshëndetur nga autoritetet shqiptare si një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

Arnavutluk başbakanı Edi Rama.jpg
Arnavutluk Cumhurbaşkanı_ilir meta.jpg
Üsküpte kutlama yapan genç arnavutlar.jpg
Arnavutluk Demokrat Parti_PD_Başkanı Lulzim Basha.jpg
makedonya meclisi arnavutçayı resim dil olarak onayladı.jpg

Kryeministri shqiptar Edi Rama e cilësoi miratimin nga parlamenti maqedonas të ligjit të gjuhës shqipe, një arritje historike për shqiptarët, por që demokratizon e forcon edhe vetë Maqedoninë.

Ndërsa, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e cilëson një akt të rëndësishëm, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë miratimin nga parlamenti maqedonas të ligjit të gjuhës shqipe.

Të dashur miq, sapo mbërrita në aeroportin e Ljubljanës mora lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë”, shkruan presidenti në rrjetin social “Facebook”.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati e konsideroi miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, një arritje të rëndësishme për shqiptarët si popullsi shtetformuese dhe hap përpara për demokratizimin e forcimin e rrugës euroatlantike të Maqedonisë.

Miratimi i ligjit, sipas Bushatit,  garanton një akses më të mirë e më të drejtë në shërbime dhe një përfshirje të shqiptarëve në mirëqeverisje, politikat zhvillimore dhe ndërtimin e një shoqërie të hapur, pa mure ndarëse, e të bazuar në vlerat evropiane.

Miratimi i ligjit është një investim me rëndësi të veçantë për forcimin e demokracisë, respektit dhe mirëkuptimit ndëretnik. Në të njëjtën kohë, ky akt është një gur themeli për një të ardhme më të mirë e më të sigurtë euroatlantike të fqinjit tonë, për çka shqiptarët në Maqedoni kanë qenë dhe janë mbështetës të palëkundur”, tha Bushati.

Miratimi i ligjit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, sipas kryetarit të PD-së, Lulzim Bashaështë një hap i rëndësishëm përpara në realizimin e statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë”.

Basha përshëndeti këtë hap si një sukses i bashkërendimit dhe bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni.

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme