Greqi - Protestuesit pushtojnë zyrën e ministres së Punës

Një grup personash, të cilët protestonin kundër projektligjit për të drejtat e grevës në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, bastisën zyrën e ministres së Punës.

Greqi - Protestuesit pushtojnë zyrën e ministres së Punës

Një grup personash, të cilët protestonin kundër projektligjit për të drejtat e grevës në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, duke pushtuar ndërtesën e Ministrisë së Punës, bastisën zyrën e ministres Efi Achtsioglou.

Turma e mbledhur me thirrjen e Frontit Militant Mbarëpunëtor (PAME) protestuan kundër kufizimit të të drejtave të grevës së kërkuar nga kreditorët e vendit. Një pjesë e demonstruesve hynë brenda duke i thyer qepenat e Ministrisë.

Personat hyrë në zyrën e ministrisë në katin e 8-të të ndërtesës dhe nga ajo kërkuan që të tërheqë projektligjin. Ndërsa Achtsioglou refuzoi kërkesat e protestuesve.

Ndërkohë tërhiqet vëmendja se gjatë incidentit policia nuk ishte e pranishme në zyrë, ndërsa kohë pas kohe rritej edhe tensioni mes ministres dhe protestuesve. Protestuesit më pas u larguan nga zyra e ministres.

Greqia, e cila përpiqet që të dalë nga kriza ekonomike, shpesh herë përballet me protesta për shkak të masave shtrënguese të kërkuara nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. (AA)



Lajme të ngjashme