Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Komisioni Evropian: 2018-a, viti i mundësisë për Ballkanin Perëndimor

Komisioni i Bashkimit Evropian ka si qëllim të rekomandojë brenda gjashtë muajve të ardhshëm hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë...

Komisioni Evropian: 2018-a, viti i mundësisë për Ballkanin Perëndimor

Në një analizë rajonale, Komisioni Evropian thekson se po punon për një strategji të re për Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që u kërkon vendeve të shfrytëzojnë shansin për perspektivën e tyre evropiane.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Koçijançiç, tha se 2018-a ishte viti i mundësisë për vendet ballkanike për të ndërmarrë hapa të pakthyeshme në rrugën e integrimit evropian.

Megjithatë Koçijançiç theksoi se për të arritur këtë qëllim vendet duhet të ndërmarrin reforma, veçanërisht në fushat e shtetit ligjor, drejtësisë dhe të drejtave themelore.

“Bashkimi Evropian nuk do të bëjë kompromise për kushtet e anëtarësimit. Çdo progres serioz është kusht për reforma efektive”, shpjegoi ajo.

Në analizën kushtuar Shqipërisë, Unioini beson se “Shqipëria ka treguar një ecuri të qëndrueshme në të pesta prioritetet kryesore të kërkuara me qëllim ecjen para në integrimin drejt BE-së, reform në administratën publike, reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe të drejtat e njeriut”.

“Tani është duke zbatuar reformën në drejtësi dhe në veçanti vetingun e gjygjtarëve dhe të prokurorëve. Ky proces vëzhgohet nga një operacion ndërkombëtar monitorimi drejtuar nga Komisioni Evropian”, tha Koçijançiç.

Raporti nënvizoi se, ashtu siç edhe theksoi presidenti i BE-së, Jean-Claude Juncker, “nëse vazhdohet në rrugën e reformave, Komisioni ka si qëllim të rekomandojë brenda gjashtë muajve të ardhshëm hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë”. /ATSH



Lajme të ngjashme