Bullgaria merr presidencën e radhës së BE-së, në fokus Ballkani Perëndimor

Bullgaria mori të hënën presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, hera e parë që një vend ballkanik merr në dorë timonin e Unionit...

Bullgaria merr presidencën e radhës së BE-së, në fokus Ballkani Perëndimor

Bullgaria mori të hënën presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, hera e parë që një vend ballkanik merr në dorë timonin e Unionit.

Me moton kombëtare “Të bashkuar jemi të fortë”, pritet që presidenca bullgare të fokusohet në bashkimin e BE-së mbi reformën e politikave migratore dhe çështje të tjera.

Liderët evropianë ranë dakord dhjetorin e kaluar që të gjejnë një marrëveshje apo kompromis mbi mënyrën e reformimit të sistemit të azilit në Union.

Bullgaria ka synim gjithashtu procesin e largimit të Britanisë së Madhe nga Unioni (Brexit) dhe perspektivën e anëtarësimit në BE të fqinjëve të saj në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihen Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Më 17 maj, liderët e BE-së do të takohen me homologët e tyre ballkanikë për një samit në Sofje.

“Kur flasim për një Evropë të bashkuar, nuk duhet të harrojmë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një perspektivë të qartë evropiane dhe lidhje mes tyre dhe vendeve anëtare”, thuhet në uebsajtin e presidencës bullgare.

Çështje të tjera në fokusin e presidencës bullgare të BE-së janë problemi i sigurisë së përbashkët dhe siguria kibernetike, komunikacioni në mjedisin elektronik dhe ekonomia digjitale, sidomos të drejtat e autorit dhe privatësia.

Procesi 30-vjeçar i negociatave të Turqisë për anëtarësim me të drejta të plota në Bashkimin Evropian është po ashtu një tjetër çështje e rëndësishme në agjendën e presidencës bullgare të BE-së, nga e cila pritet të ofrojë një perspektivë të re në lidhje me bisedimet Ankara-Bruksel.

Bullgaria e mori presidencën e radhës nga Estonia dhe do t’ia dorëzojë atë Austrisë në gjysmën e dytë të vitit 2018.



Lajme të ngjashme