Haradinaj dhe Thaçi urojnë besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar sot besimtarët e krishterë me rastin e ditës së Krishtlindjeve

Haradinaj dhe Thaçi urojnë besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve

Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, shprehet në statusin e tij social: “I nderuari Ipeshkv, të nderuar besimtarë, Ju uroj Ditën e Krishtlindjes të gjithë besimtarëve të krishterë, me lutjet që në familjet tuaja dhe të gjithë qytetarëve të ketë mirëqenie, dashuri e paqe”.

“Kjo festë e solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve, na bën bashkë dhe na jep forcën që të ndihmojmë ata në nevojë e të përkujdesemi për të gjithë. Kjo është dita kur kujtojmë gjeneratat që kanë sakrifikuar për të sotmen tonë, duke na bërë bashkë për ta ndërtuar të nesërmen më ndryshe.RH”, shkruan Haradinaj.

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar sot besimtarët e krishterë me rastin e ditës së Krishtlindjeve.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij social, Thaçi shprehet se kjo ditë e rëndësishme për besimtarët e krishterë dhe mbarë njerëzimin, uroj të sjellë sa më shumë paqe e dashuri në familjet dhe shoqërinë tonë.

“Kremtimi i Krishtlindjes gjithmonë bart me vete mesazhin e tolerancës, mbarësisë e humanizmit, vlera këto që garantojnë një të ardhme më të begatshme për brezat e rinj.

“Urime Ipeshkvisë së Kosovës dhe gjithë besimtarëve të krishterë në Kosovë e kudo që janë.

Në këtë festë që bashkon familjet dhe qytetarët tanë, në ngrohtësinë e njerëzve më të dashur, t’u gëzohemi të mirave dhe të festojmë me njëri-tjetrin! HTH”, shkruan Thaçi. (ATSH)



Lajme të ngjashme