Kosovë – Haradinaj për Gjykatën Speciale: Respektoj vendimet e deputetëve

Shefi i Prishtinës zyrtare, Ramush Haradinaj, priti të shtunën në takim ambasadorët e Quintit dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë, me të cilët bisedoi për çështjen e nismës së 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara...

Kosovë – Haradinaj për Gjykatën Speciale: Respektoj vendimet e deputetëve

Kryeminstri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti të shtunën në takim ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë, me të cilët bisedoi për çështjen e nismës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Haradinaj i falënderoi ambasadorët e Quintit për përkrahjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme për Kosovën në të gjitha proceset, theksohet në njoftimin për shtyp të qeverisë.

“Qeveria e Kosovës, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, i respekton vendimet e të zgjedhurve të popullit”, tha kryeministri.

Mbrëmjen e së premtes Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë një kërkesë të nënshkruar nga 43 deputetë për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme po në mbrëmjen e djeshme për shqyrtimin e projektligjit për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Por kanë dështuar, pasi Kryesia e Parlamentit s’ka pasur kuorum për të vazhduar procedurën më tej. Kundër kësaj nisme kanë dalë LDK-ja dhe Vetëvendosja. /ATSH



Lajme të ngjashme