Ndërlidhje më e mirë infrastrukturore dhe energjetike mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë, Kryetarin e Asamblesë së Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Ndërlidhje më e mirë infrastrukturore dhe energjetike mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Zhvillimet e sotme rajonale dhe globale kërkojnë një bashkëpunim dhe ndërlidhje edhe më të mirë infrastrukturore, energjetike dhe njerëzore midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë, Kryetarin e Asamblesë së Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Meta theksoi se, “mezi presim anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”, ndërsa e siguroi Kryeparlamentarin Xhaferi për mbështetjen e fortë të Shqipërisë në këtë drejtim.

Duke vlerësuar tendencën pozitive për zgjidhjen e çështjes së emrit, Presidenti Meta nënvizoi se, stabiliteti dhe zhvillimi i Maqedonisë është në interesin e drejtpërdrejtë të Shqipërisë, por edhe për të gjithë rajonin.

Presidenti Meta shprehu besimin për miratimin së shpejti të ligjit për gjuhën shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, duke theksuar se ky akt do të ndihmonte në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndër-etnike në Maqedoni.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan takimin e parë midis qeverive të dy vendeve.



Lajme të ngjashme