Yunus Emre hap "Këndin Turk dhe Klasën e Gjuhës Turke" në Shtip të Maqedonisë

Në qytetin e Shtipit në lindje të Maqedonisë u inaugurua "Këndi Turk dhe Klasa e Gjuhës Turke", e realizuar në bashkëpunim mes Qendrës Kulturore Turke Yunus Emre në Shkup dhe Universitetit Goce Dellçev në këtë qytet.

Yunus Emre hap "Këndin Turk dhe Klasën e Gjuhës Turke" në Shtip të Maqedonisë

Në qytetin e Shtipit në lindje të Maqedonisë u inaugurua "Këndi Turk dhe Klasa e Gjuhës Turke", e realizuar në bashkëpunim mes Qendrës Kulturore Turke Yunus Emre në Shkup dhe Universitetit Goce Dellçev në këtë qytet.

Me këtë rast, ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, në fjalën e saj tha se ndihet e lumtur që gjendet në këtë organizim që zhvillohet për përmirësimin e mëtejshëm të lidhjes kulturore mes dy shteteve, duke shtuar se dobi nuk do të kenë vetëm studentët që vijnë nga Turqia, por edhe bashkatdhetarët në këtë vend.

"Vitin e kaluar mora pjesë në seminarin e Institutit Yunus Emre në fund të trajnimit të gjuhës turke, i cili u zhvillua me parimin një gjuhë një njeri dhe me premtimin se me mësimin e një gjuhe fitohet një njeri. Jam tejet e lumtur që afër 100 studentë mësuan turqishten, shkuan në Turqi dhe përjetuan kulturën atje, njohën Turqinë dhe përdorën turqishten e mësuar", tha Kara, duke theksuar nevojën që aktivitetet e këtilla të përhapen në gjithë Maqedoninë.

Ndërkaq, kryetari Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski, tha se ndihet i lumtur nga hapja e Klasës së Gjuhës Turke në Universitetin Goce Dellçev, duke shtuar se ky mjedis është mundësi e mirë ku studentët mund të shoqërohen.

Ai shtoi se kishte mundësi të takohet me ambasadoren Kara, me të cilën kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen dhe binjakëzimin e Shtipit me ndonjë qytet të Turqisë.

Nga ana tjetër, rektori i universitetit, Kiril Barbareev, tha se brenda tetë viteve në këtë universitet janë regjistruar 400 studentë turq dhe se organizimi i zhvilluar nënkupton respekt për identitetin, gjuhën, vlerat dhe kulturën e një populli.

Po ashtu edhe dekanja e Fakultetit Filologjik, Dragana Kuzmanovska, rikujtoi se me Institutin Yunus Emre kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim, si rezultat i së cilës është hapur Klasa e Gjuhës Turke.

Në ceremoninë e inaugurimit ndër shumë studentë të pranishëm ishte edhe drejtori i zyrës së Institutit Yunus Emre në Shkup, Şemsettin Şeker.

Ndryshe, me hapjen e Këndit Turk dhe Klasës së Gjuhës Turke synohet rritja e nivelit të gjuhës turke të studentëve që studiojnë gjuhën dhe letërsinë turke në Fakultetin Filologjik të këtij universiteti, organizimi i takimeve letrare, mbështetja akademike e këtij departamenti dhe zhvillimi i lidhjeve të lashta historike dhe kulturore mes Turqisë dhe Maqedonisë.



Lajme të ngjashme