Tsipras: Mund të jetojmë paqësisht në Ballkan vetëm duke respektuar të drejtën ndërkombëtare

Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, solidaritetit dhe respektit ndaj së drejtës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare ne mund të jetojmë paqësisht në rajonin e Ballkanit, deklaroi të shtunën nga Beogradi Kryeministri grek, Alexis Tsipras...

Tsipras: Mund të jetojmë paqësisht në Ballkan vetëm duke respektuar të drejtën ndërkombëtare

Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, solidaritetit dhe respektit ndaj së drejtës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, siç është Traktati i Lozanës, ne mund të jetojmë paqësisht në rajonin e Ballkanit, deklaroi të shtunën Kryeministri grek, Alexis Tsipras, pas përfundimit të samitit të dytë katërpalësh ndërmjet Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, që u zhvillua në Beograd.

“Ne kemi një organizëm të ri, që është i rëndësishëm për rrugën e përbashkët të vendeve tona dhe të së ardhmes së përbashkët në Ballkan”, theksoi Tsipras.

Kryeministri grek tha se bashkëpunimi i katër vendeve ballkanike me presidencën e radhës të BE-së nga ana e Bullgarisë është një mundësi e re për të promovuar idetë e reja, besimin dhe Agjendën e Selanikut 2003 gjithashtu për të ardhmen e Ballkanit.

“E lehtë apo e vështirë, ne jemi fqinjë dhe fatin tonë duhet ta marrim në duart tona”, deklaroi shefi i Athinës zyrtare. /ATSH



Lajme të ngjashme