Thaçi në Francë për Konferencën e Parisit

Në Konferencën e Parë të Parisit, Thaçi bashkë me pjesëmarrës të tjerë do të flasin për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Thaçi në Francë për Konferencën e Parisit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në Bullgari, ka udhëtuar sot për në Francë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Parë të Parisit, e cila po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës.

Në Konferencën e Parë të Parisit, Thaçi bashkë me pjesëmarrës të tjerë do të flasin për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Në fjalën e tij,  Thaçi do të flasë për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës nëpërmjet perspektivës evropiane, si dhe për tema të tjera me interes për shtetin tonë.

Ai do të rikonfirmojë edhe njëherë gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të përmbushur të gjitha reformat që përshpejtojnë anëtarësimin në strukturat euroatlantike.

Kreu i shtetit të Kosovës në Paris pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme, pjesëmarrëse në këtë konferencë.



Lajme të ngjashme