Shqipëri – SHBA-ja nxit Parlamentin të zbatojë ligjin për zgjedhjen e kryeprokurorit

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta”, deklaroi të enjten ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ndërsa nxiti Parlamentin që të zbatojë ligjin...

Shqipëri – SHBA-ja nxit Parlamentin të zbatojë ligjin për zgjedhjen e kryeprokurorit

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta”, deklaroi të enjten ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ndërsa nxiti Parlamentin që të zbatojë ligjin.

Përmes një deklarate për shtyp, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, reagoi lidhur me çështjen e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin”, tha Lu. /ATSH



Lajme të ngjashme